in

Kukësi-Luftëtari – 1 me 2 !!! Ngadhënjimi i Luftëtarit me Golat e Abazaj dhe Rroca!!!

U luajt java e fundit e fazës së dytë në Kategorinë Superiore. Skuadra verilindore kërkonte ta mbyllte më një fitore ndeshjen në fushën e saj, teksa luajti me një formacion sulmues.

Kukësi nga minuta e parë luajti me Gurin në majën e sulmit, i cili u mbështet nga Bakaj dhe Kale. Ndërkohë që Imami, Ethemi dhe Musolli formuan treshen në repartin e mesfushës.

Në krahun tjetër skuadra gjirokastrite luajti me formacionin e tij tipik me 3 sulmues, Rroca, Abazaj dhe Lamçja duke formuar treshen e majës së sulmit. Pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshoi.

MINUTË PAS MINUTE

90’+5′ Mbyllet ndeshja në Kukës me fitoren e Luftëtarit.

90’+3′ Fati nuk është me Kukësin. Bakaj gjuan nga jashtë zonës por topi pasi përplaset në shtyllë, kthehet në duart e Ruçit.

90’+2′ Ruçi del dy herë radhazi për të ndalur harkimet e rrezikshme në zonën e tij, duke mos u dhënë mundësinë vendasve të gjuajnë në kuadrat në këto minuta të fundit.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

86′ Zguro ecën i pashqetësuar nga gjysmëfusha e tij deri pranë zonës së Kukësit por gabon pasimin e fundit drejt Abazajt duke shpërdoruar një mundësi për të mbyllur ndeshjen.

85′ Vendasit tani kërkojnë të gjejnë golin e barazimit me harkime të gjata drejt zonës kundërshtare për të gjetur shtatlartin Guri por pa sukses pasi mbrojtja gjirokastrite e mbulon atë rreptësisht.

82′ Milinkoviç hedh ën fushë edhe Peposhin për të orientuar skuadrën tërësisht drejt sulmit, por Luftëtari mundohet në çdo mënyrë që të ulë ritmin e ndeshjes.

76′ Harkimi në zonë nga Bakaj pas një goditje nga këndi kontrollohet nga Ruçi i cili rrëzohet në tokë. Alla tërheq portierin ndërsa fillon një zënkë në zonën e Luftëtarit që zgjidhet vetëm pas dy kartonave të verdhë për Hoxhën dhe Aleksin.

72′ Rroca mundohet të nisë Abazajn në krahun e djathtë, por sfera largohet nga Hoxha i cili zgjidh një situatë të rrezikshme para katërkëndorit të tij.

69′ Bakaj vendos të gjuajë vetë edhe një goditje dënimi ballore, por topi shkon lehtë në duart e Ruçit pa shqetësuar këtë të fundit.

65′ GOL Kukësi. Penallti për Kukësin pas një prekje të topit me dorë në hyrje të zonës. Protestat e gjirokastritëve nuk ndryshojnë mendimin e Sadikut i cili bën shenjë nga pika e bardhë. Bakaj ekzekuton saktësisht dhe rihap ndeshjen. 1-2.

50′ GOOOL Luftëtari. Këtë radhë është Rroca që dërgon topin në rrjetë pas një gafe të Koliçit që nuk ndal gjuajtjen nga jashtë zonës së mesfushorit. 0-2.

48′ Rrumbullaku provon me një goditje dënimi ballore, gjuajtja është është më e fortë se duhet dhe kalon lart mbi traversën e portës së Luftëtarit.

46′ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime mes skuadrave.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Luftëtarit.

45′ GOOOL Luftëtari. Shënon Kristal Abazaj me kundërsulm.

40′ Tjetër rast i shkëlqyer shënimi për vendasit, Këtë radhë është Guri që gjuan me kokë, por Aleksi largon sferën mbi vijë. Ndizet ndeshja në “Zeqir Ymeri”.

39′ Ruçi shpëton Luftëtarin. Një devijim i tij pas një zbritje të shpejtë të Kale, në të majtën i mohon brazilianit gëzimin e golit.

38′ Një tjetër goditje nga këndi prodhon rrezik për Luftëtarin, Imami ul topin me Bakajn i cili gjuan drejt kuadratit por sfera devijohet nga mbrojtja.

34′ Pas ekzekutimit të një goditje nga këndi të Kukësit, Hoxha gjuan me kokë, por pa gjetur kuadratin, Ai përplaset me Rapën i cili mbetet i shtrirë për disa çaste dhe duhet ndihma e mjekëve para se lojtari të rikthehet në fushë.

33′ Guri lëshon një goditje shumë të fortë në ecje e sipër nga jashtë zonës, Ruçi devijon një goditje nga këndi.

29′ Zguro është i ndëshkuari i parë me të verdhë në këtë ndeshje, pas një faulli në sulm. Gjirokastritët kontestojnë vazhdimisht vendimet e kryesorit Sadiku.

24′ Bakaj vjedh topin në krahun e djathtë dhe pas një kombinimi të shpejtë sfera mbërrin te Kale. Braziliani gjuan nga jashtë zonës, por topi kalon mbi traversën e portës së Luftëtarit.

20′ Rroca gjuan nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë në të djathtë të Koliçit.

19′ Një goditje dënimi e Rrumbullakut ndalet nga muri mbrojtës dhe më pas gjirokastritët largojnë topin.

13′ Bakaj godet me shpullë Aleksin, gjyqtari Sadiku vetëm këshillon futbollistin e Kukësit në mënyrë të pashpjegueshme pasi normalisht duhej ta ndëshkonte me karton.

10′ Goditje dënimi nga e majta për Kukësin që nuk shfrytëzohet nga vendasit.

7′ Nuk mungojnë thumbimet nga të dy skuadrat në këto momente, duke kërkuar kryesisht lojën nga krahët por pa gjetur hapësira për të rrezikuar.

1′ Fillon ndeshja në Kukës.

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Ethemi, Musolli, Imami, Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Aleksi, Ramadani, Bregu, Rroca, Abazaj, Lamçja. Trajner: Hasan Lika

/vipsport

What do you think?

Written by admin

Suedezët e “Vagabond” Lartësojnë Shqipërinë në Vendin Numër 1 të Destinacioneve Turistike për 2018!!!

Gegët e Gjirokastrës! Mjeshtër në prodhimin e ëmbëlsirave, në pezule të pazarit duke bërë reklamë: “Urnoni myshteri, salep i ambël, i xehtë”!