in

Gegët e Gjirokastrës! Mjeshtër në prodhimin e ëmbëlsirave, në pezule të pazarit duke bërë reklamë: “Urnoni myshteri, salep i ambël, i xehtë”!

Ishin disa familje nga fshati Shishtavec i Kukësit që në Gjirokastër erdhen në vitet ’30 te shekullit të kaluar dhe u ngulën në shtëpi me qera fillimisht, në lagjet Varosh dhe Palorto.

 

Tregetimin e embelsirave ata e filluan me marrjen me qera te tre dyqaneve, për të rënë në sy të klientëve, një në Qafë të Pazarit dhe dy te tjere në periferi. Shitjen e realizonin edhe ne lagje e shkolla, ku femijet i prisnin me dashuri dhe ne pushimin e gjate zbraznin çdo mall nga tezgat.

 

Prodhimet e Gegëve, ndryshe nga ato te embeltoreve te tjera te pazarit, qe sherbenin me pasta, torta, shendeli, kadaif, kurabie, karamele disa llojeshe etj. edhe pse te kufizuara ne numer, ishin te pëlqyeshme.

 

“Urnoni myshteri, salep i ambël, i xehte!”

 

 

Këtë aktivitet privat, me te cilin mbanin familjet, Gegët e Gjirokastrës e ruajten si traditë edhe shume vite pas çlirimit te vendit, pastaj u sistemuan në njësite e prodhimit dhe tregtimit te embelsirave ne shtet, ne ndermarrjen e Ntanit dhe ushqimore.

 

Vazhduan me kolorin e embelsirave te tyre po në prodhim me te madh, si hallvë, kosallva, hallvasi, karamele, shufra e gjela te sheqerosura, te preferuara me shume nga femijet. Ata shkonin dhe ne lagjet Dunavat e manalat edhe ne dimer per te tregtuar prodhimet e tyre.

 

Çdo mengjes dhe ne pushim te gjate tezga e tyre zbrazej nga femijet e shkolles “Naim Frasheri”! Kur koha ishte e keqe, me shi dhe borë, femijët mërziteshin dhe thoshnin:

 

“Ah, nuk erdhen gegët. Na mbetën lëkët në dorë!”

 

Të parët e me të shquar në kete traditë kujtohen vellezërit Shaban, Nexhip dhe Zaim Gega në gjurmët e punës te te cilëve ecen dhe femijët e tyre qe u integruan pa veshtiresi ne mjedisin qytetar gjirokastrit, dhe sot mbahen mend si familjarë e punetore te mire, te ndershem ne zanat e karakter.

 

What do you think?

Written by admin

Kukësi-Luftëtari – 1 me 2 !!! Ngadhënjimi i Luftëtarit me Golat e Abazaj dhe Rroca!!!

Çunat pas fitores në Kukës! Lika vë në dyshim Penalltinë e Kukësit, kontrata e Milinkoviç në çengelin e Gjicit!