in

Sot urojme per Ditelindjen mesuesen gjirokastrite me banim ne Amerike Eleni Llukani

Sot urojme per Ditelindjen mesuesen gjirokastrite me banim ne Amerike Eleni Llukani.

Eleni (Kola)Llukani eshte nga dashamireset e faqes tone. Ajo sot ka ditelindjen dhe nga larg, nga Gjirokastra, i percjellim urime per diten e saj te lindjes:

Te gezoje Ditelindjen, me shendet, jete te gjate e te lumtur!

Eleni ka lindur ne lagjen Varrosh ne nje familje qytetare dhe me tradita.

Ka punuar mesuese, me perkushtim dhe pergjegjesi profesionale  duke gezuar respektin e kolegeve dhe ish nxenesve te saj qe, sikunder duket dhe ne bashkebisedimet ne faqen e saj ne fb, e kujtojne me dashuri dhe mirenjohje.

Ka vite ne pension dhe pasioni i saj tani jane vjershat dhe lulet.

Banon ne Amerike dhe Gjirokastren, vendlindjen e njerezit ketu nuk i harron.

Ne faqen e saj ne fb ka krijime plot ndjenje e dashuri per njerezit e qytetit, te afermit, shkollen dhe femijet ku ka dhene mesim.

Eleni, Gezuar Ditelindjen!

 

 

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Thuaj nje fjale apo nje shprehje per Gjirokastren dhe gjirokastritet!

Zbuloni cfare ka brenda byreku ne foto?