in

Sot dhe nesër, RETRO N`SOKAK, “bishat” në Qafë të Pazarit

Automjete qe tani nuk jane me ne mode, po qe dikur i shikoje me bisht te syrit dhe nuk guxoje t`i prekje as me dore, sot e neser jane “mysafire “ ne qafen e pazarit dhe pese degezimet e saj.

“ Dolen bishat nga kaderdhemi” tha nje gjirokastrit i vjeter sot ne mengjes kur i zuri syri ato makina qe vite te shkuara perpara ishin pjese e iventarit te automjeteve te transportit shqiptar.

RETRO N’SOKAK eshte quajtur e gjithe kjo levizje dhe perqendrim i “bishave” ne Qafe te Pazarit.

Gjate pasdites se sotme, ne mbremje e neser deri vone, ato do jene aty , per dukje, histori, kujtime dhe fotografi.

Kengetare e artiste do performojne nen tingujt e muzikes se preferuar per RETRO, Jazz&Swing etj.
Atmosfera do nizet dhe pazari i Gjirokastres do gjallerohet ndryshe nga cdo dite tjeter.

Ja dhe disa nga ” bishat” sic i quajti sot pa gdhire mire dita gjirokastriti i vjeter.

What do you think?

Written by admin

Ngjalat e Detit te Kubës ne ujrat e lumit Drino ne duart e peshkatarit te famshem Niko Koçollari

Thoma Papapano, rilindësi paqedashës që vishej bukur, me kostum dhe borselinë, dimrit me pallton gub që ia kish dërguar Fan Noli nga Amerika