in

Ne kete 7 Mars, te paharruar ne kujtimet tona: Shefqet Shehaj, Kristian Bukuroshi, Leonidha Xuhano!

Mësuesi Shefqet Shehaj përfundoi me rezultate të larta studimet në Fakultetin e Histori Gjeografi ne Universitetin e Tiranes dhe ushtroi profsionin e mesuesit ne rrethin e Gjirokastres, ku punoi per vite me radhe ne disa nga gjimnazet e qytetit si ne ate Asm Zeneli, Siri Shapllo, Pandeli Sotiri etj.

Ai shquhej si mesues i lendes histori, gjeografi dhe filozofi. Karriere me te gjate ka bere si punonjes specialist në Drejtorinë Rajonale të Arsimit ne rrethin e Gjirokastres ku u shqua si profesionist me aftësi të spikatura.

Si metodistë dhe inspektor per shkollat ishte i gjendur kurdoherë pranë kolektivave te mesuesve te rrethit në ndihmë të tyre për zbatimin e programeve mesimore dhe edukative. Ai është autor i dhjetra artikujve problemore dhe shkencor ne sherbim te mesimdhenies, perhapjes se eksperiencave të përparuara të mësuesve e kolektivave pedagogjiike dhe nxënësve të talentuar të shkollave te rrethit.

I lindur ne Koncke ne vitet 30 dhe i larguar per Toronto te Kanadase ne vitin 2000 Kristjan Bukuroshi ishte dhe mbetet nje nga Profesoret me te shquar te vendit tone ne fushen e matematikes .

Profesor Kristiani eshte nderuar me titullin:

“MIRNJOHJE PER VLERA TE DALLUARA” me motivacionin :

Mirnjohje per merita historike ne zhvillimin e teknollogjise se informacionit nepermjet vizjonit te qarte ,si dhe per themelimin dhe drejtimin e institucioneve shkencore dhe akademike ,per edukimin dhe formimin profesional te brezave te pare te informatikes…”

Leonidha Xuhano me nje karriere te pasur ne arsim, ka punuar mesues ne Tepelene dhe ne Gjirokaster, edhe drejtues ne shkollat e mesme, Uren e Kardhiqit dhe Pedagogjike.

Ne cdo hap qe ka hedhur eshte shquar per profesionalizem ne mesimdhenie dhe drejtimin e shkollave.

Ai shquhej per marredheniet e mira ne pune me kolektivin pedagogjik por dhe ne jeten shoqerore me ish nxenesit qe do ta kujtojne per etiken dhe aftesite ne profesionin e nderuar te mesuesit.

I paharruar kujtimi i tyre!

(vijon)

What do you think?

Written by admin

Trashesia e bores ne fshatin Mashkullore ka arritur ne 1,5 metra

Ne kete 7 Mars te paharruar ne kujtimet tona: Dhimiter Kokaveshi, Vasil Ristani dhe Mustafa Hysi