in ,

Kujtojme Laver Bariun, mjeshtrin e madh te klarinetes!

9 vjet me pare u nda nga jeta dhe e kujtojme e nderojme me respekt e mirenjohje Ustane e Klarinetes, Laver Bariun, mjeshtrin e madh qe i dha emer dhe lavdi muzikes popullore permetare dhe asaj shqiptare.

Usta Laveri ka qene pjesemarres ne luften per clirimin e vendit dhe qe atehere ka luajtur me klarinete.

Pas clirimit te vendit ai mori pjese me sazet e Permetit duke qene ne krye ne cdo aktivitet lokal e kombetar duke marre vleresime e cmime e duke terhequr vemendjen dhe admirimin e publikut por dhe studjuesve brenda e jashte vendit.

Laver Bariu, bashke me mbretin e kenges permetare Mentor Xhemalin, ishte një ndër organizatoret e Grupit Folklorik “Vëllezërit Frashëri” me pjesemarrje edhe ne aktivitete folklorike muzikore jashte vendit.

Ja disa nga regjistrimet, interpretime e krijime te mjeshtrit te madh qe ruhen ne Radio-Tirana e TVSH:
“Një natë janari”, 1950, “Trëndafili fletë-fletë”, 1954, “A kanë uji ato burime”, 1966, “Bir t’u bëftë nëneja”, 1966, “Ballët me sedef”, 1966, “Moj kunadhja leshverdho”, 1966, “O borzilok”, 1966, “Të dielën që më sabah”, 1966, “Janë mbledhur shokët”, 1968, “Shami kalemqarja”, 1973, “Fluturo si gjethe”, 1978, “Falma synëe zi”, 1978, “Potpuri”, 1980, “Porsi ylli i mëngjesit”, 1982, “Qeraxhi që nget karvanin”, 1983, “Sy kaleshe”, 1983, “Bëje dru në përcëllimë”, 1987, “Ç’deshe që vajte në krua”, 1988, “Poshtë nga çairët”, 1988, “Tanë, moj Tanë”etj.

Laver Bariu eshte nderur me shume tituj si “Artist i Merituar”,nga Bashkia e Përmetit, Qytetar Nderi” nga Presidenti i Republikës me urdhërin “Mjeshtër i Madh i Punës”, Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës,“Nderi i Qarkut” etj.

What do you think?

Written by admin

Ne kujtimet e mesuesit Jani Sevo, dikur, kalaja e Gjirokastres vend strehimi per zogjte,laraska,pellumba, karadauk, lakuriqe nate dhe “çerdhe” e ngrohte per çiftet e reja

Veprimtari letrare dhe muzikore ne shtepine Kadare te qytetit te Gjirokastres