in

Në Institutin Francez në Selanik, Greqi, mbrëmje letrare/artistike kushtuar shkrimtarit tonë të dashur Ismail Kadare- Reportazh nga Anila Rezhda

Më datë 2 Dhjetor dita e Premte dhe ora 19: 00, në Institutin Francez në Selanik, Greqi, u organizua një mbrëmje letrare/artistike dedikuar shkrimtarit tonë të dashur I. Kadare.

Qëkur çova me shkrim propozimin/idenë tek ATSH-ja Kulturor i Ambasadës Franceze, kompetent për të filtruar propozime jashtë institutit të tyre, brenda pak ditëve pata përgjigje verbale pozitive, kaq shumë i’u pëlqeu ideja. Në të kundërtën, kudo që e thashë këtë ide tek njerëz tanë morra mosbesim, ironi, dhe nuk më thanë as kriteret që duhet të përmbushë dikush në botë për të folur për shkrimtarin e tyre të dashur me famë botërore!! Ndaj dhe duke qëndruar afër këtij realiteti krejt të kundërt e titullova fjalimin tim duke huazuar një thënie të Kadaresë: “Fjala është si Bleta, ka dhe mjaltin, edhe thumbin”.

Synimi i këtij aktiviteti: Është përgjigja e pyetjes që kisha vënë te propozimi. Ju e njihni dhe e adhuroni, e nderoni dhe e promovoni I. Kadare. Si e përshkruan veprën e Tij bashkatdhetari i Tij? Si tingëllon në gjuhën shqipe vepra e Tij? Rrethanat e jetës në të cilat lindi ky Personalitet i letërsisë botërore. Si mund të mbledhë rreth vetes Kadare tre popuj me tre gjuhë dhe kultura të ndryshme.(Flasim për momentin ekzistues në Greqi sepse Ai në sa përkthime është bërë vepra e Tij po aq popuj ka ofruar si mentalitet).

Kuadri që e morri përsipër: Në ç‘do institucion shtetëror që të paraqitesh duhet të dëshmosh në cilin kuadër ligjor vepron dhe nëse statuti përkatës përmban organizime të tilla. Prezantova Organizatën e të Diplomuarve në Greqi-Filiali i Veriut të Greqisë, e cila për vetë faktin e të anëtarësuarve të saj, kuadër që kanë studiuar dhe janë specializuar në Greqi si dhe faktin që organizata jonë është Ndërshtetërore, u pranua.
Që të harmonizohen të gjitha përgatitjet e një aktiviteti të tillë duhet të përcaktohet së pari Moderatori, rol të cilin ndërmori dhe nxori mbarë me aq sukses Ledi Bilali, Kandidat për Doktoraturë në Gjuhësi, në Universitetin “Aristoteli”. Moderatori jo rrallë me aftësinë e tij verbale tejkalon situata të papritura, ndryshim renditje të programit etj. E falënderojmë publikisht sepse falë tij të gjithë ne pjesëmarrësit ndjemë siguri drejt përfundimit me sukses.

Ligjëruesit. Ishim tre së bashku me mua.
Fjalën e morri i nderuari dhe i respektuari Z. Τηλεμαχος Κωτσιας, personalitet i letërsisë dhe i përkthimeve/ përkthimit të veprës së Kadare. Me një analizë të plotë, të thellë dhe aq të veçantë, Ai do fitojë mahnitshëm vëmëndshmërinë e të gjithë prezentëve. Me një gjuhë të pastër letrare dhe aq të përzgjedhur, do analizojë në mënyrë prefekt veprën e Kadare. Mos lini pa lexuar fjalën e Tij në faqen e Tij :“Brezi im dhe Ismail Kadare”. Është autor i 12 librave, dedoruar me titujt “Athens Prize for Literature” dhe me «Νίκος Θέμελης». Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Grekë. Vlerësuar me shkrim dhe referencë të detajuar nga Ambasada Shqiptare në Athinë.

Ligjëruesja e dytë ishte Znj. Mimoza Berisha. Fjalimi i Saj: “Gjuha e shkruar e Kandare-së, objekt studimi i studiuesve gjuhësorë”. Analizoi se si gjuha e përdorur nga Kadare në veprat e Tij, është burim tashmë i krijimit të Fjalorit të Kadare-së. Vol.II. Befasoi për faktet që solli Ta kuptosh këtë shkrimtar 3D nuk mund ta lexosh pa kuptuar në radhë të parë gjuhën që Ai përdor, labirintet gjuhësore në të cilat të udhëheq, krahasimet dhe nënkuptimet që janë kaq të rralla, kombinimi i të madhërishmes me të thjeshtën etj. Mimoza ndërmori të flasë për një temë që ishte shumë e vështirë pasi, ajo tashmë është objekt studimi. Ne dashuri, respekt dhe entuziazëm që do ishte pjesë e grupit të punës, Ajo na nderoi me prezencën dhe korrektesën e saj ndonëse detyrimet familjare i ka të shumta. Ka studiuar për Gjuhë Letërsi. Është poete ndër të cilat përmend veprën e saj “Fli që të bëhet natë”. Fillon jetën nga O-ro në Greqi 30-të vjet më parë dhe sot është një grua e inkuadruar plotësisht në shoqërinë e huaj.

E treta sipas radhës që përcaktuam së bashku, isha unë. Tema: “Fjala është si Bleta, ka dhe mjaltin, edhe thumbin”. U ndala më shumë në jetën e Tij dhe në dimensionin se sa e rëndësishme është vepra e një shkrimtari për rininë e një vëndi me kufij të mbyllur. Sa të ndihmon letersia në përgjithësi/vepra e Tij të ëndërrosh dhe sa të shpëton nga grija e kohës, duke e mbajtur librin në gjoks si shpresë e vetme se kohët do ndryshojnë. Bëra një mbyllje nostalgjike me takimet e mija me Të në Paris, jetën tone të përbashët në Gjirokastrësn tonë dritë dhe Tiranën tonë yll.
Duke qenë se auditori ishte mix, me shtetas shqiptarë/grekë/francezë, u kujdesëm që gjithçka të paraqitej në tre gjuhë.
Poezinë e Kadare -së e përkthyer nga Ai vetë në Frëngjisht u lexua nga Pianistja Znj. Ανδρονίκη Σερενίδου. Me një interpretim absolut poezia tingëlloi sikur u dëgjua në të tre gjuhët njëkohësisht!

Poezinë e Kadare-së “ΤΟ ΚΑΣΤΡΟ” përkthyer me mjeshtëri të rrallë gjuhësore nga Z. Τηλεμαχος Κωτσιας, nga të rrallat përkthime të I. Kadare në Greqisht që mundeshin të kuptoheshin nga shtetasi grek, e interpretoi shkëlqyeshëm i voçkli im i shtrenjtë kushuri Κίμων Παπαδόπουλος. Ai është student në Liceun e Selanikut. U duartrokit me shumë dashuri nga e gjithë salla.

Poezinë e Kadare –së “MALL” në shqip, e lexova unë me ndjeshmërinë e thellë për atë poezi…që më kujton ëndrra rozë të prera me gërshërë, dashuri të penguara, malle që nuk do shuhen kurrë!!

Programi muzikor ishte një festë reale. U këndua shqip/greqisht/frëngjisht dhe gjithë të pranishmit ngaqë u përcaktua nga muzikantët tanë repertor shumë i bukur, klasik, thuajse i kënduan të gjitha dhe së bashku.
Muzika dhe zëri i artë i Anilës time/tonës Anila Teli Tërshana , mbushi sallën dhe përloti të gjithë ata që të nesërmen më kërkuan të përkthyer tekstet e këngëve shqip, pa e ditur at; natë tekstin. Një Soprano e shumëvlerësuar në Greqi, në Itali, në Gjermani, Austri e kudo në mbarë botën që ka dhënë koncerte, ishte momenti që ne si shqiptarë u ndjemë aq shumë krenarë! Një yll në skenë që kush nuk ishte prezent vështirë të mundem t’ia shpjegoj saktë me fjalët e mija! Pres ta adhuroj në skenat Shqiptare, aty ku ke vendin meritueshëm, vajza e të dashurit tonë Tonin Tërshana.
Piano- Ανδρονίκη Σερενίδου. Petagoge e Muzikës Shkencore, bashkëpunëtore e Αντ. Κοντογεωργίου, Cl.Abbado,Em.Saul,Schmidt Gaden, Ν.Αθηναίος, do interpretojë aq bukur si këngët ashtu edhe pjesët muzikore me muzikë nga filmat francezë. Është fituese e shumë titujve si “ Athenaeum Ωδείον Αθηνών” si dhe Titull Interpretimi “F.Vignanelli”. Ishte nder dhe gëzim që e kishim mes nesh.
Saksofon- Pjanistria Ανδρονίκη u shoqërua nga Saksofonisti i shquar Παντελής Παπαδόπουλος me të cilin kam fatin të ndaj pjesën më të bukur të jetës time, atë të rritjes me gjyshen tonë të shtrenjtë nga mami në Gjirokastër, Memen tonë Gjylfidan Qofte. I rritur në familje muzikantësh, me studime muzikore, Ai bën një karrierë të njohur si saksofonist. Ngaqë i përket një lloji muzike tepër të veçantë, shijohet vetëm në koncerte shumë të përzgjedhura ku mbizotëron klasikja si në rastin konkret.
Tenor- i mrekullueshmi Δημήτρης Παπαγεωργίου. I njohur si Tenor në koncertet e Tij brenda dhe jashtë vendit, ish kuadër i lartë si profesion, Drejtor Banke. Kam nderin të jem me Të në korin e gjykatës së Selanikut “Armonia”.

Zotin Χρόνης Νότας do e ngrejë Anila Tërshana, si një Artist dhe yll i muzikës, i cili për fajin tim u njoftua shumë vonë. Por nuk do e linte njeri të ikte nga salla pa kënduar duet me Anilën tonë këngën perlë shqiptare “Ti më je si një gonxhe”, të cilën të dy bashkë e kanë interpretuar në shqip jo rrallë herë. Χρόνη është qiell nga zëri dhe pranverë nga zëmra. E dua!!
Programi u mbyll me këngën e bukur greke “Myrtia”.
Në fund të shkrimit link me këngët.
-Në ekran u shfaq një montazh me piktura nga Piktorët tanë të shquar, një moment aq i rrallë, punë e cila u përgatit em shumë dashuri nga Jani Papajani. Ai është diplomuar në Shkencat e Natyrës në Tiranë. Jeton në Greqi dhe i jep jetë veprave të artit, korniza, punime galiriste etj.
-Në ekran u shfaq montazh me fotografi nga Gjirokastra/Tirana dhe 15 piktura nga piktori jonë i famshëm në Paris Nikolla Dhales, i cili enkas për këtë aktivitet më bëri jo vetëm këtë dhuratë të çmuar!! E përgatita me shumë adshuri, dhe qarje pse jo, ishin gjurmët E ismail Kadare dhe gjurmët e jetës time paralel.
Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Konsulles Franceze në Selanik, Greqi Znj. Sandrine MOUCHET e cila është një shëmbull reali thjeshtësisë, finecës Franceze dhe 100 fjalë të tjera…Ajo autorizoi Z. Mihali Pelamidi që të ndjekë dhe mbështesë hap pas hapi përgatitjet tona 2 mujore. Të Vyer të dy për rastin konkret, sëbashku me Danain e dashur, një flutur Interprete Diplomate pranë Konsullatës Franceze, do na dëshmojnë se, dhënia e mundësisë dikujt që ka dhe disponon ëndrra me vlerë, është dy here përfitim për atë që e ndërmer këtë inciativë!! Dhe Franca di shumë mirë të hapë krahët për , letrarë, muzikantë, inteligjentë, pa dallim origjine. Ajo u shpreh ngrohtësisht dhe plot dashuri për ne, u mahnit nga salla plot dhe Më të mirat na i tha më pas sepse edhe vetë u emocionua shumë. Bashkatdhetaë të Ismail Kadare në Greqi që flasin Greqisht, kanë studjuar këtu, jetojnë, punojnë, evolojnë dhe janë adhurues të artit, letërsisë dhe muzikës.
-Përfaqësi nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës Shqiptare në Selanik na nderoi me pjesmarrjen e saj.
Unë i dhurova Konsulles Franceze librin e Z. Τηλεμαχος Κωτσιας përkthyer në Frëngjish.
Z. Arian Gusho, Kryetar i “Grupi Greko-Shqiptar i Biznesmenëve të Veriu të Greqisë OEEBE” -(ΟΜΑΔΑ Eλληνο-Αλβανών Επιχειρηματιών Β.Ελλάδος ΟΕΕΒΕ) jo vetëm na nderoi me pjesmarrjen e Tij dhe në emër të “Komuniteti Shqiptar në Greqi” i dhuroi Konsulles Franceze Pikturë-Parisi i bukur- vepër e Piktorit të shquar me banim në Paris, Nikolla Dhales. Fjalët përshëndetëse të Tij, thjeshtësia dhe reputacioni i madh që gëzon, emocinuan dukshëm Konsullen Franceze dhe gjithë pjesmarrësit.
Gjithashtu me prezencën e tyre na nderuan:
Ioannis Epaminontas – Drejtues i Qendrës Kulturore në Selanik i Fondacionit Arsimor të Bankës Kombëtare Greke.
Spiro Janaqi- Nënkryetar i “Komuniteti Shqiptar në Greqi” i cili kontriboi realisht në pragmatizmin e aktivitetit. Falenderime nga zëmra shokut tone!
Thodhori Miho – Kryetar Nderi i Shoqatës “Progresi-Proodos” dhe Biznesmen.
Arian Cara- Kryetar i Shoqatës historike në Selanik “Nënë Tereza”.
Eva Paloka- Kryetare e Shoqatës “Progresi-Proodos.
Praksithea Marina Selimllari- Kryetare e Shoqatës “Zëri i Emigrantit”
Elefterios Mouftoglou- Kryetar i Lidhjes se Shkrimtarëve, Veriu i Greqisë
Akis Farmakopoulos- Drejtor Ekskluziv i Firmës NEWPLAN
Përfaqësues nga Fabrika “Electrometal Matthaiou” si dhe zonja e zotërinj të nderuar nga Univeristeti “Aristoteli”, Fakulteti i Mjekësisë, njerëz tanë të dashur nga komuniteti jonë, shkrimtarë, gazetarë, artistë grekë/ shqiptarë/ francezë.
Si mund të mbyllet një aktivitet me dashuritë ekzistuese dhe ato të sapolidhura pa shijuar produktet të bëra të gjitha nga duart e arta të grave tona shqiptare. Brunilda Kreka & Tatjana Cipi më mbushën shtëpinë me aromëd he dashuri, pasi në atë natë Vjeshte shkova shtëpi me shtëpi dhe morra byreqet e tyre që kundërmonin gjalpë!!Makina ecte dhe më rridhte loti se sa dashuri fshehim por sa rrallë na jepet mundësia ta shprehim hapur!Eva Paloka do jetë kudo për mua. Ajo solli dy gatime të saj të rralla. Shtova dhe unë ëmbëlsirat e mija dhe tavolina ndriti nga Dashuria dhe dëshira që të nderoheshim tek miqtë tanë e të huaj. Gra emigrante punëtore, familjare, nëna, aktiviste, mësuese dhe shtoni, shtoni pa frikë aftësi se i meritojnë!
Falenderime të Veçanta: Firmës NEWPLAN, “Electrometal Matthaiou”, “Alpha Studio”, Arian Gusho, Spiro Janaqi, “Komuniteti Shqiptar në Greqi”.
Falenderoj z. Vasil Hysolli, punnjës në Konsullatën Franceze plot 20 vjet, ndihma e të cilit ishte e rrrallë në aspektin e organizimit praktik.
Ju falenderoj nga zëmra të gjithëve që vutë më të mirën e vetes që jo vetëm të nderohemi, port ë dëshmojmë të gjithë sëbashku se ne emigrantët, jemi force reale dhe e respektueshme, me arritje dhe suksese, të domosdoshëm në shoqërinë pritëse. Ne dime të flasim bukur, qetë, ëmbël, të këndojmë, të gatuajë, të flasim në të gjitha gjuhët e botës sepse nuk na mungon dëshira, vullneti dhe dashuria!!
Faleminderit Konsullatës dhe Institutit Francez, shtet pishtar i promovimit të vlerave njerëzore ndërkombëtarisht!
Diplomacia e qyteteve, promovimi i vlerave të Atdheut, harmonizimi kulturor i tre kulturave, që janë ide dhe synim i “Lidhja e të Diplomuarve në Greqi” u realizuan me sukses nga të gjithë Komuniteti Shqiptar në Greqi anëtarë të së cilës jemi, me kontribut real dhe dashuri për atdheun tonë.
Mirë u takofshim në aktivitete të tjera, plot ide të reja dhe me dyer e zëmër të hapur për këdo që do të na bashkohet.

What do you think?

Written by admin

Nderohet Dita e Shpalljes se Pavaresise ne Gjirokaster

Koha e pamjaftueshme e doktor Drini Dobit!