in

“Pazari i Vjeter” – Lagjia e Parë e Qytetit të Gjirokastrës

Lagjia “Pazari i Vjeter” pavaresisht kushteve natyrore e historike, shekujve renduar mbi te, edhe sot eshte ne kembe; e moshuar, po kocke e forte, e pa fuqishme per te fshehur moshen dhe pleqerine.

Nga regjistrimet e para, sipas regjistrit osman te vitit l530 dhe l583 mesojme se Pazari i Vjeter ishte njera nga mëhallat e krishtera, se banoret e saj ushtronin disa profesione midis tyre ate te zejtarit, bukëpjekësit, rrobaqepësit e këpucarit, peerpunuesit te lekureve, etj. Bashkësia ne lagje, ishte dashamirëse e shkollës.

Sipas shëtitësit turk Elvia Celebi ne l672 lagjja ishte ne strukturen e saj të plotë. Ai thote se “…Kur zbritet nga kalaja prej portes qe sheh nga lindja, poshte, ekziston nje lagje e te krishterëve. Kësaj i thone Varoshi i Vogël. Jane gjithsejte 200 shtepi te gjera (vasi). Ne veri te kalase, nen shkembinjte e saj gjendet carshija e vjeter, e cila quhet carshija e kalase. Gjithsej ka 40 dyqane te vegjel. Ne te dy anet e saj ka porta si te bezistenit.

Sipas studiuesve, fillimi i daljes së qytetit prej kalasë,pra zanafilla e krijimit te qytetit të hapur, i përket gjysmës së parë të shek XIV duke u shtrirë në hapësirën jugore të kalasë, atje ku ende ruhet mikrotoponimi Pazari i Vjetër”, pra emri i lagjes tonë.

Historia e Pazarit te Vjeter eshte e pandare nga jeta e saj shpirterore. Bashkesia ketu edhe sot, fiset e krishtera Papazisi, Koko, Mosko, Arseni, Bediavai, Lile, Paparizo, Muka , Maliko, etj. etj. bejne nje jete shoqerore normale, ne solidaritet, harmoni e lidhje te forta, familjare, fisnore e jashte “ pragut”.

Brenda traditave,te pergjithshme, shtepite, te krishtera e myslimane edhe pse mund te dallohen ne dasma, fejesa, festat fetare, ceremonite mortore, kane te perbashketa zakone e tradita te mira, marredheniet fqinjesore e mikepritjen vecanerisht, te hershme, ruajtur e pasuruar ne vazhdimesi.

Histori dhe realitete, cështje të regjistruara dhe të ndodhura në Gjirokastër e më gjerë, pasqyrohen edhe ne Kodikun e Mitropolisë të lagjes, dokument me shumë vlerë që ruhet në Arkivin e Shtetit Shqiptar.

What do you think?

Written by admin

Në Gjurmët e Traditës Mjekësore në Gjirokastër

Kalaja e Gjirokastrës – Krenaria e Vegjëlisë dhe Djalërisë për cdo Gjirokastrit dhe jo vetëm