in

Njoftim i Rëndësishëm për Pasagjerët e Linjave Sarandë-Korfuz dhe Korfuz -Sarandë dhe Transportin e Mallrave…

Nga sot sipas nje njoftimi te Drejtorise se Përgjithshme Detare ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve të linjave Sarandë-Korfuz dhe Korfuz-Sarandë, ndërsa do të vijojë të kryhet normalisht transporti i mallrave.

Pas ndryshimit të situatës ne Greqi për shkak të përhapjes së COVID-19, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, thuhet ne njoftim, nga data 14.03.2020 të gjitha linjat e trageteve mes Greqise dhe Shqiperisë bllokohen deri ne nje urdher te dytë dhe nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhetojë në drejtim të Shqiperisë apo ne drejtim te Greqisë si dhe te gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget), do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Greqia me destiancion portet e Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Greqia për në Shqipëri dhe anasjelltas.

Ekuipazhi dhe shoferët do t`i nënshtrohen kontrolleve të rrepta në portet shqiptare.

Kjo Drejtori ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për linjat : Sarandë-Korfuz-Sarandë që të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet e Sarandës dhe Korfuzit.

Ka kërkuar gjithashtu lajmërimin e pasagjerëve të porteve për urdhërin e bllokimit të lëvizjes nga Greqia në drejtim të Shqipërisëdhe anasjelltas.

Ne njoftim nenvizohet se thyerja e ketij urdheri nga operatorët do klasifikohet shkelje e rëndë dhe do ju hiqet licensa e aktivitetit të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

What do you think?

Written by Admini

Keto keshilla te Mjekut te Njohur Arben Gjata Duhet t`i Lexojne dhe Zbatojne te Gjithe!- “Mendoni dhe veproni qe pranvera e vera qe vjen pas t’ju gjeje te shendetshem te gjitheve…”

Ndahet nga Jeta Muhedin Makri, Mjeshtri i Madh i Gdhendjes se Gurit ne Qytetin e Gjirokastres