in

Nasiri , Peshkatari i Famshëm nga Lagjja Manaj, më i miri në të gjitha kohrat në Gjirokastër dhe Përmet!

Fredi, djali i Hetem Demçes nga Palortoja, tani banues prej disa vitesh ne Athine, na shkruante pak dite me pare se duhet te thoshnim ca fjale te mira per Nasirin, Nasir Myrtezane, PESHKATARIN e famshem, me i miri ne te gjitha kohrat ne Gjirokaster e jashte saj.

E falenderuam se na kujtoi nje njeri te mire e te urte, te thjeshte e te dashur qe shikonte punen e hallet e veta e jo te botes, se nuk dinte te ndahej nga lumi dhe peshku, po me kallam, shporte e trasten e bukes, njihte me pellembe lumin Drino, cdo pellge e rezervuar, edhe te lumit Vjose.

Nasiri ishte njeshi ne peshkim, e kishte peshkimin ne gjak, ne damare, edhe te trasheguar, nga fis peshkataresh, edhe babai i tij Shyqiriu, peshkatar me emer po qe Nasiri ia kaloi, e njihte Gjirokastra, Tepelena e Permeti, me i miri ne gjithe jugun me grep ne siperfaqe qe e gjuante peshkun me krimba te bardhe, me glistra, me zhuzhuna, me karkaleca, me llallo etj.

-E mo Nasir ç`kemi, zure ndonje gje sot?
– Po ç`ka mo, ca cime!

Nuk mburrej kurre, as e zbulonte shporten dhe trasten me peshq ku mbante dhe buken e dites, se Nasiri per ata qe kane harruar punonte roje, gjithmone turni trete, gjuante gjate gjithe dites, me kallamin ne dore, pellembe per pellembe pergjate Drinos dhe Vjoses dhe nga gjuetia kthehej ne te ngrysur.

Nasiri dimer e behar koken e kishte tek lumi, andej dhe nga koha i mbante syte. Kete pune bente, me nam edhe ne Kelcyre e Permet. Te gjithe e njinin, ne te gjithe gjatesine e Vjoses, se kuptohet e kete me mire se kushdo e dine peshkataret, zenia e peshkut ne siperfaqe do edhe kembe te forta Nuk e kishte rregull po kur nuk i ecte gjuetia nuk mblidhej dhe ne shtepi per 3 dhe 4 dite, flinte lumenjve.

Ne behar bente baderdine ne peshq, po dhe ne dimer kur dita ishte e madhe, ne shi e ne te ftohte, nuk pyeste, ,mushamane e zeze mbi koke, duhanin dhe pak leng rrushi se e donte qe ti mbante gjoksin te ngrohte.

“ Erdhi Nasiri i Pakapuri !” thoshin ne Permet kur e shikonin buze Vjoses, se nuk krahasohej njeri me ate, le te dali nje peshkatar i vjeter sot e te thote isha une me i miri, nuk kishte si ai!

Peshqite qe zinte, jo me rrjet, po vetem me kallam, gjuajtje ne siperfaqe te ujit, i çonte ne shtepi per dreken e darken por dhe shiste ndonje “ dore”, ne lagje e ne miq, po dhe dhoro bente, kur femije apo te rinj i rrinin tek koka ne vendin ku gjuante, u piqte peshq ne prushe me shkarpat mbi guret e bardhe te lumit.

Ndonje tave e bente per shoqeri nen hijen e shelgjeve apo plepave te Ures se Vjeter te Lumit, ai peshqit ndersa shoqeria, dora e tij, lengun e rrushit apo birrat.

Kush i ka provuar peshqit ne tave apo te pjekur ne gure e ne tulle edhe tani ju leshon goja leng!

Hajde qejf, hajde ! Thone se kendonte po ralle dhe per mall, iso mbante bukur!

Nasiri kishte pak fjale po te buta e te thekura, te parat per ata qe e donin, te buta si lekura e peshkut pa u diganisur, te dytat per ata qe e kishin zili si kercat e peshku neper dhembe.

Eh, sa e donte ai Uren e Vjeter,aty e rreth saj ishte rritur, ate liqen me uje te mbledhur, te paster e te rrjedhshem!

Sa shume i lidhur me te, ashtu si gjithe femijet e prape e te rinjte e qytetit e ca me shume ata te lagjes Punetore qe e kishin dhe me afer, si thone, ne dere te shtepise!

Kujtime, kujtime shume te bukura nga Ura e Vjeter!Nuk harrohen kurre!

Ashtu e kujtojme edhe Nasirin, njeriun e mire dhe peshkatarin e famshem! I paharruar kujtimi i tij!

What do you think?

Written by Admini

Ja Çfarë ka thënë Aleksis Tsipras për Edi Ramën

Piktori Jani Barxo”Gratë dhe vajzat gjirokastrite janë mjeshtre në qëndisje me gjergjef”