in

“Mund t’a Duash apo Urresh një Gjirokastrit!” – Postimi që të gjithë Gjirokastritët do të Donin ta Shpërndanin!

Një postim në rrjetet sociale po shpërndahet gjithandej nga çdo Gjirokastrit dhe jo vetëm…

Mbas “Propagandës Anti-Gjirokastrite” që vazhdojnë prej kohësh disa portale por edhe media tashmë te mirënjohura dhe pse jo të pëlqyera nga edhe nga Gjirokastritë, kryesuar nga faqja Xing me Ermal Mamaqin dhe Jeta Osh Qef, të cilat bëjnë gara kush e kush të postojë më shumë foto të montuara me barcaleta për Gjirokastritët!

Si kundërpërgjigje ka mjaftuar një postim dhe çdo Gjirokastrit e ka shpërndarë atë menjëherë…

Ja postimi:

VËMENDJE! Të gjithë Gjirokastritët kudo ku ndodhen duhet ta shpërndajnë këtë postim pasi ta kenë lexuar. ?

Mund t’a duash apo urresh një Gjirokastrit. Ndodh. Por para se të mbash këtë qëndrim,ik në Gjirokastër.

Kupto që mure prej guri rrisin njerëz të fortë. Shtëpitë ngjitur, por ku ti nuk dëgjon asgjë të pipëtijë;
kupto se “Qytetari” është mos bezdisësh tjetrin. Ndërtesa guri dhe druri ku gjithçka ndrin e feks;
kupto se pastërtia është mirëqenie. Aty tre gjëra dihen mirë: mos debato për fenë, partinë dhe paranë.

Qytetarë që lindin me shprehjen “as kemi e as na mbarohen”. Krahinë me 6 kultura të ndryshme ku emërues është puna,ndershmëria dhe respekti reciprok.

Ne nuk jemi kurnac, por nuk hapemi si vaji në lakra.
Ne nuk jemi indiferent, por nuk pranojmë të ulim nga vetja. Ne nuk jemi krenar në delir sepse jemi të mençur.
Ne nuk ngremë pushkë se kemi mprehur lapsa.

Ndaj nëse nuk janë argumenta për të na dashur, janë doemos arsye për të mos na urryer!

What do you think?

Written by admin

Cilët ishin Gjirokastritët që Dhanë më Shumë Napolona për Ngritjen e Monumentit të Çerçiz Topullit!

Mihal Llajo – Specialisti që “i Qante” sipas Trupit Kostumet e Burrave…