in

Lunxhoti Kleanth Çuçi me shtepi te re ne Dhoksat te Lunxherise/ Njerezit e mi te zemres, jeni te mirepritur, mirese te vini!…

Miqte e mi te nderuar,qe per nje periudhe dhjete ditore nuk mundem dote te komunikonim,per arsye se isha ne vendlindjen time dhe i angazhuar me shume pune,ju pershendes:

Dhjete dite ne Dhoksat, kaq te mira,te bukura te embla edhe pse me mundime deri sa i vume te gjitha gjerat ne vend ne shtepine e re,nuk e ndiem lodhjen,para asaj atmosfere qe kishte ai vend.

Per here te pare piva kafe ne shtepine time te re,te cilen e shoqerova me raki vendi dhe me fjalet e mia te zemres qe me dilnin natyrshem.Per here te pare nuk ndjeva ate te nxehte te madh te ketij behari,qe na zhuriti,per arsye te freskise dhe eres se lehte qe bie Gryka e Tepelenes dhe mali i Buretos mbi Libohove.

 

Me dukej sikur gershetimi i tyre mbetej aty rreth shtepise sime me veshtrim nga Gjirokastra,Lazarati.Mashkullora, Mali i Gjere e me tej.

E Shtuna e dates 14 Gusht,nje dite para Shen Merise,ishim tek shtepia ime e re me e bukura qe ka kaluar ndonjehere,Kisha te ftuar ne darken e shtepise njerezit e mi te zemres e gjakut,miq e shoke,dhe ndertues te shtepise sone,te cilet me nderuan denjesisht.Edhe pse ne ate darke nuk kisha ,motren time Niqin,djalin tim te madh Vangjelin,mbesat e mia Frosinen,Milenken,djalin e nipit tim Janit,Miltiadhin,Eneiden,Dorinen Linditen,Marjanen,Saven etj,per ne ata munguan vetem fizikisht,se shpirterisht dhe me zemer ishin aty ne gezimin tone.Aty ne ate ambjent,edhe pse pa perfunduar akoma sic duhet u kendua dhe u hodh valle si jo asnjehere,bile shume qe nuk e dinin pandien se festohej per Shen Merine.

Dua te falenderoj nga zemra vellan tim te madh Vasilin,per angazhimin e vazhdushem bashke me bashkshorten Nathaline.

Ai ishte ideatori dhe i pari qe me sugjeroi per nje shtepi ne Dhoksat,edhe pse qejfi ma kishte edhe mua.

Falenderoj dhendrin tone Alban Qiqin per ndihmesen e pakursyer gjate gjithe punimeve dhe qe pa ndihmen dinjitoze te tij nuk do te kisha arritur aty ku arrita.

Nje falenderim te vecante kam per Tomi Netin,kushuririn tim,qe organizoi shume bukur te gjitha qe nga ambjenti,ndricimi dhe gatimet,plus sherbimin e persosur.

Flm per djalin e Vasilaj,Fotaq Vasilin i cili per arsye shendetsore nuk u ndodh aty,po per mua eshte njesoj sikur ishte,Flm per miqte e mi Ardian Daullen dhe mesusin tim te shkolles se mesme Andrea Xhumben qe me nderuan familjarisht.

Fl me respekt orkestren e drejtuar nga djali i Dhoksatit Dhimiter Nacin,te cilet u treguan te gatshem dhe na kenaqen me interpretimin e tyre.Njerzit e gruas sime Majlindes ,Cimin dhe Nardin i fl shume qe na nderuan ne ate darke,Ata u shprehen kaq lirshem,duke me thene se ky vend ketu ngjan me nje Dardhe Korce te dyte,Ky ishte vetem fillimi,dhe shpresoj qe ne ate vend te bejme shume darka dhe dreka te tjera,Me ne fund edhe nje dere tjeter e hapur ne Dhoksat te Lunxherise per njerezit e mi te zemres, miq dhe shok te mire,Jeni te mirepritur.Mirse te vini!

What do you think?

Written by admin

Nga ç`vend eshte shkrepur kjo foto, gjeni emrin e fshatit, te fushes dhe maleve!

Mufit Shapllo një nga burrat e urtë dhe të mirë të lagjes ” Pazar i Vjeter”në Gjirokastër