in

Kush i Përgatiti “Këpucët me Xhufka”, Dhuratë për Hrushovin që iu Dorëzuan Malinovskit gjate Vizitës në Gjirokastër më 2 Qershor 1959!

Gjate vizites 12 ditore të Nikita Hrushovit ne Shqiperi (maj – qershor 1959), banorët e Gjirokastrës ishin njoftuar që më parë se qytetin e tyre do ta vizitonte Hrushovi.

 

Qyteti u zbukurua si per feste me parrulla e banderola pershendetese dhe diten e pritjes sheshi Çerçiz Topulli u mbush plot e perplot edhe me banore te ardhur nga fshatrat.

 

 

Duhet thene se sapo veturat kaluan kthesen e Mullirit te Bluarjes, sheshi shpertheu ne duartrokitje te zjarrta dhe brohoritje Hrushov, Hrushov… por nga vetura me e madhe e me e bukur, që kryesonte vargun e gjatë të tyre, banoret i pershendeste me dore marshalli Malinovski, nje ndër anëtarët ushtarakë sovjetikë më të njohur në atë kohë, ministër i Mbrojtjes i BS pas shkarkimit spektakolar të Zhukovit nga ky post. (Në fakt, Zhukovi e mori njoftimin për shkarkimin e tij si ministër i Mbrojtjes kur ndodhej për vizitë në Shqipëri, pasi kishte vizituar Jugosllavinë).

 

Në këtë atmosferë dhe situate befasuese që u krijua ne shesh, ndërsa pritej Nikita Hrushovi, ne ballkonin e Hotel Sopotit zune vend anëtarët e delegacionit sovjetik dhe ne emër të Nikita Hrushovit pershendeti marshalli Malinovski që ne kete vizite ne Gjirokastër kish ne krah Ministrin e Mbrojtjes te Shqiperise, ne ate kohe Beqir Balluku.

 

Gjate qëndrimit ne Gjirokastër, marshallit Malinovski iu dorezuan dhe dhurata, nder to dhe nje pale kepucë me xhufka- dhurate per Hrushovin te cilat, bashke me dhuratat e tjera per Hrushovin u transportuan me avion nga aeroporti i Rinasit per ne BS diten e largimit te delegacionit sovjetik nga Shqiperia.

 

Po kush i përgatiti Këpucët më Xhufka – dhurate per Hrushonin?

 

Thuhet se per pergatitjen e tyre u zgjodh nje ekip specialistesh nga me te miret e asaj kohe po doren e fundit e dha kepucari Sotir Kristo që atë paradite te larget te 2 Qershor 1959 zuri vend bashke me shoket e tij kepucare Andrea Kaçin, Thodhori Lilen, Kristaq Aleksin, Miho Burdhimën etj, në rreshtat e para të mitingut në pritje te delegacionit sovjetik.

 

Këpucar Sotir Kristo (që në Gjirokastër njihej me emrin Sokrat) lindi ne vitin 1912 dhe u largua nga kjo jete ne vitin 1985. Vështirësitë ekonomike e detyruan te punonte që në moshe 10 vjeçare tek Leka, një nga këpucëbërësit e dëgjuar gjirokastrit ku u aftesua edhe në përgatitjen e kepuceve me xhufka, si dhe ato me proka, që “kërcisnin”.

 

Pas çlirimit punoi pak vite privat dhe, me ngritjen e kooperatives se artizanatit, u be anëtar i saj në dyqanin e riparimit të këpucëve perballë Postes se vjeter, në rrugën e nënkalasë, deri sa doli ne pension.

 

 

Kur Lefter Dilo, drejtor i Muzeve, ngriti nje mini-muzeum me vegla pune per profesione te ndryshme ( ne hapësirat brenda kubese te Xhamise së Pazarit ) dhuroi disa mga mjetet e punës, më të vjetrat, edhe me mbishkrime, si mbajtëse psidhesh, nje tripitir ( hapes vrimash) ,etj.

 

Për ngritjen e muzeut kontribuan edhe kepucare te tjere…

 

 

What do you think?

Written by admin

Brenda 3 Muajsh Spitali i Gjirokastrës me Aparatura të Reja! Ministrja Manastirliu Sjell edhe një Ekip Mjekësh nga Tirana!

Luftëtari Zbret Nga Kali Skënderbeun – Skuadrën që Kryeson Renditjen! Ja 2 Golat e Kristal Abazaj!