Ja emri i Heroit të Përmbytjeve në Gjirokastër që rrezikoi jetën për të ndriçuar me energji elektrike krahinën e Lunxhërisë. Emri i tij, i papërmendur në kronikat, është Thanas Kuremeno.
Thanasi banon në fshatin Bularat të krahinës së Dropullit dhe punon elektriçist në njësinë OSHE të Gjirokastrës.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Drejtori i OSHE Gjirokastër, Z. Andi Shkurta, i pyetur nga Gjirokastra Online për veprimin kurajoz të elektriçistit Thanas Kuremeno u shpreh:
“Ishte një akt frymëzues në një situatë të vështirë të krijuar nga përmbytjet. Për Thanasin dua të them se është jo vetëm i guximshëm por dhe nje specialist shumë i mirë pavarësisht moshës”.
Tani ju pyesim: A e meriton ai një titull apo shpërblim për aktin që manifestoi duke rrezikuar jeten e tij?
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)