Keshtu shprehej shumica ne mos te gjithe ne Gjirokaster kur hapej fjala”Neser te gjithe ne pune vullnetare!”.
Ne kohen qe ka shkuar, njoftime te tilla qe zinin kohen e lire te njerezve ishin te zakonshme dhe beheshin me urdher nga larte, nga drejtoria brenda ndermarrjes, nga keshilli i lagjes,nga komiteti per gjithe rrethin dhe nga qeveria per gjithe vendin.
Kjo foto tregon punonjes pas punes vullnetare.Nese i njihni komentoni. Edhe puna vullnetare ka kujtimet e saj. Nisiativa ka dhe tani, po nga individe dhe grupe te vecanta. Mire behet dhe duhet organizuar me mire ne te ardhmen vecanerisht per nje qytet te paster e te gjelberuar, sikunder dhe eshte kontribuar keta muajt e fundit edhe ne qytetin tone.
Ishte e mire apo e keqe kjo praktike, pra puna vullnetare nuk po e analizojme po kujtojme se behej ne emer te parrullave te medha te kohes”Bujqesia çeshtje e gjithe popullit” “ Te mbajme paster qytetin, ndermarrjen,shkollen,repartin ushtarak” etj.
Njerezit donin s`donin, edhe jashte vullnetit te tyre ishin te detyruar qe ore te kohes se lire apo te dielat pushim te benin pune vullnetare.Vec kesaj po themi se kishte dhe te mirat e saj, nga sot qe cmohet e kerkohet po eshte lene ne dore te individeve dhe grupeve shoqerore, ne inisiativen e tyre.
E imponuar po beheshin dhe ca pune te mira ne lagje, ndermarrje, institucione e shkolla, brenda ne qytet dhe ne periferi apo ne luginen e Drinos ku me pune vullnetare jane celur dhe pastruar km kanale ujitese e kullimi, brenda ne qytet per ngritjen e blloqeve me peme pyjore, ndertimin dhe me pune vullnetare te segmenteve te rrugeve te bulevardit te lagjes 18 shtatori, pyllezimin e kodres se Keculles dhe rruges per tek pika turistike, blloqet e tera me peme pyjore e bredha ne parkun e Viroit, blloqet me mane ne zonen e Zinxhirave qe tani nuk ekzistojne me, pyllezimin e kodrave mbi te e te tjera e te tjera.