in

Kristo Ndrico, Gazetari Veteran na Shkruan se si u Festuan Karnavalet në fshatin Dervician të Krahinës së Dropullit!

Mbrëmë e deri në të gdhirë, te dites se sotme, ishte Dita e Karnavaleve, dita kur digjet karnavali qe simbolizon antikrishtin, dmth. djallin.

 

Kjo feste behet ne mjaft vende te botes, ndersa ne Greqi, sidomos ne Patra ajo festohet madherisht. Madhërisht u festua edhe ne fshatin Dervician që e ka bere tradite te festoje kete ditë të shënuar.

 

Pjesemarrja ishte e gjere. Kishte mjaft njerez, bile dhe nga shume fshatra te krahines se Dropullit, nga Gjirokastra dhe fshatrat rreth saj, gazetare nga organet vendore, policë per te mbajtur rendin se mos ndodhte ndonje gje,etj. Mjafte njerez ishin veshur me kostumet e festes, me maska e te tjera te mos dalloheshin, sepse kishte dhe shakara nga ata dhe me ta. Sidomos hijeshi i jepnin festes nuset dhe burrat me kostume dropullite etj.

 

Festimet filluan me kenge e valle popullore, me pije e meze ne mes te sheshit te fshatit, etj. Momenti kulminant ishte ai i djegjes se karnavalit ne zjarr të madh që arrinte ne qiell.

 

Kenget e vallet zgjatën deri ne oret e para te mengjesit. Urimi i te gjitheve ishte: Gezuar, per shume vjet e nga mot me mire !

 

Nga sot e ne vazhdim fillon periudha e kreshmes se madhe qe zgjat deri ne javën e pare te prillit.

 

What do you think?

Written by admin

Festë Karnavalesh në Fshatin Dervician të Gjirokastrës që i Paraprin Pashkës së Madhe Ortodokse!

BENDI – Vendi i Kujtesës dhe Takimeve Për Banorët e Lagjes Pllakë në Gjirokastër!