Më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga COVID-19, falë fushatës së vaksinimit masiv.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se vaksinimi masiv do të vazhdojë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari.
Të moshuarit të cilët janë vaksinuar në qendrën e vaksinimit masiv në Fier shprehen se ndjehen shumë mirë dhe mezi e kanë pritur këtë ditë për t’u vaksinuar.
Vaksinimi masiv ka vijuar edhe në qendrat e vaksinimit masiv, por edhe në qendrat shëndetësorë në zonat rurale në Korçë, Përmet, Vlorë, Elbasan ku të moshuarit shprehin mirënjohjen për sigurimin e vaksinave dhe shërbimin që u ofrohet nga stafi mjekësor.
Që nga nisja e vaksinimit masiv janë kryer 250,676 vaksinime ndërsa brenda muajit maj do të jenë vaksinuar 500,000 qytetarë.
Procesi i vaksinimit masiv ka vijuar me kalendar të kombinuar, për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit, punonjës të medias. Në 24 orët e fundit janë kryer 81 34 vaksinime, proces i cili ka nisur edhe për ushtarakët me prioritet trupat që do të marrin pjesë në stërvitjen e Europe Defender 2021/ATSH/.