Dr. i njohur Murat Kaçi na shkruan se sot per banoret e shtepive rrotull Bendit ne lagjen Pllake te qytetit te Gjirokastres, e vecanerisht per te moshuarit, ishte nje dite e vecante dhe e gezuar.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Me inisiativen e Andit , Mediut, Maliqit, Muzos, Enit, Ergestit, Nardit, Nertilit, e shume te tjere djem te lagjes moren pjese ne montimin e tre stolave, ne vendin e “bendeve” per pushimin e moshes se trete dhe nisma do te shoqerohet edhe me vendosjen e vazove me lule mbi kollonat.
Nje nisme e re kjo dhe e vleresuar nga te moshuarit qe dhe ata dikur kur ishin te rinj kane punuar per permiresimin e kushteve ne lagje e vecanerisht per krijimin e terreneve sportive prane shkolles “29 Nentori” , sot shkolla Çajupi.
Tradita per te permiresuar kushtet e pushimit dhe argetimit ne lagje vazhdon dhe shume mire qe eshte menduar edhe per vendosjen e vazove me lule qe me siguri “rrenjet” e tyre do jene nga lulet e avlive per te cilat kujdesen aq shume nenat dhe nuset e shtepive te lagjes Pllake.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)