in

Historia e ujit te pijshem ne krahinen e Dropullit, premtimi i Kryeministrit Edi Rama 24 orë ujë brenda vitit 2021

Historia e ujit te pijshem ne krahinen e Dropullit,premtimi i Kryeministrit Edi Rama për 24 orë ujë brenda vitit 2021

Ja postimi:
RRJETI I UJIT TË PISHËM në Dropullin e Poshtëm daton qysh në vitin 1976 dhe sjell në çezma deri 4 orë ujë në ditë, ndërsa në Dropullin e Sipërm akoma më keq, një linjë e vitit 1950, e cila në ditën më të mirë furnizon me 2 orë në ditë ujë.

SOT PO NDËRTOHEN 21 kilometra linjë për lart dhe 5.5 kilometra rrjet i brendshëm poshtë, për 24 orë ujë brenda vitit 2021?
*** disa këtu nuk duan ta kuptojnë se po nuk e mbajtëm parasysh nga jemi nisur, s’kemi shans të kuptojmë si mund të shkojmë aty ku duam dhe historia e ujit të pishëm është një shembull, që ndihmon shumë për të bërë dallimin mes nesh e atyre që e lanë me dekada të tëra Shqipërinë në derexhenë ku ne e trashëguam! Sikur këto punë dhe plot të tjera të ishin bërë hap pas hapi, me kohë e me vakt, sot s’do kishim këto halle që nganjëherë duken edhe absurde.

What do you think?

Written by admin

Mbrëmjet e vallzimit në Gjimnaz dhe Pedagogjike të Gjirokastrës

Tek Porta e Kalasë…