Kur Lemi Kokalari, bashkëkohës e bashkëveprimtar me Fan Nolin, vizitoi Gjirokastrën në vitin 1986

Familja e Lemi Kokalarit në Amerikë ishte dhe është nga më aktivet për çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan. Lemi ka shërbyer në Korpusin Ajror të Ushtrisë së SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte një udhëheqës aktiv i komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Ai ishte president i Qendrës Shqiptare të Nju Jorkut, një nga organizatat më të vjetra shqiptaro-amerikane, dhe një udhëheqës i Vatrës. Lemi Kokalari, siç tregohet në foton poshtë këtyre radhëve, ishte lidhur fort në veprimtarinë e përbashkët të mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë duke qëndruar në krah me Peshkop Stefan Lasko, Fan Nolin, Vasil Gërmenjin (nipi i Themistokli Gërmenjit).

Në vitin 1986 Ai vizitoi Shqipërinë dhe disa ditë qëndroi në Gjirokastër, u mblodh me të afërmit dhe shoqërinë e femijërisë. Takimi në Klubin e Gjuetarëve me burrat e qytetit, Nuro Gagani, Hasaf Peshkëpia, Shefqet Kokalari, Azis Hoxha, Ziver Çami, Nuri Topulli, Qerim Selimi, Seit Shtino, Shemsho Shtino dhe Haseni Kore, ishte mbresëlënës e me lot në sy, me plote kujtime.

I rrethuar nga shokët e tij nuk gjente fjalë të çmallej me të “prapët” e lagjes, të fliste për çdo portë e avlli të Palortosë, për Qafën e Pazarit dhe Gjirokastrën nga e cila u largua në moshen 13 vjeçare. Me ta bëri dhe këte foto, kujtim i mbetur ne albumin familjar në Amerikë, ashtu dhe në albumet familjare te shokëve te tij te femijërise në Gjirokastër.

 

 

/Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i çdo materiali ne faqen tone pa marre me pare leje nga ne dhe materialet qe marrin leje duhet te vendosin citimin: GjirokastraOnline.com

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com