Kujtesë/ Orkestra Frymore e Gjirokastrës dhe nje Traditë Muzikore e Harruar...

Banda muzikore “Vatra” u themelua nga Thoma Nasi, instrumentist, dirigjent dhe kompozitor, një ndër themeluesit e jetës koncertore të edukimit muzikor në Shqipëri.

Ishte nga fshati Dardhë e Korçës dhe emigroi ne Amerike.

Deri ne 1918 vazhdoi studimet në Konservatorin e Muzikës, New England në Boston, Masaçusets, duke u diplomuar në veglën e flautit.

Në shtator të vitit 1917, ai organizoi dhe themeloi bandën e parë shqiptare-amerikane “Vatra” në Worcester, Masaçusets.

Ne vitin 1920 së bashku me bandën “Vatra” vjen në Shqipëri për të mbështetur Luftën e Vlorës.

Me 23 prill te ketij viti, perpara se te shkonin ne Vlore, anetaret e bandes Vatra dhane koncerte edhe per banoret e Gjirokastres. Ne Teqene e Baba Manes u organizuar pritja dhe u shtrua nje dreke per nder te tyre.

Kjo foto eshte e vitit 1931, anetare te bandes frymore te qytetit te Gjirokastres me drejtues Koço Vangjeli nga Korça qe gjirokastritet i  flisnin Koço Banda. Ai njihet themelues i orkestres frymore derguar nga shoqeria “Vatra” e Amerikes per ta ngritur.

Sic e shihni orkster per zili, djem te rinj me uniforme dhe vegla qe dhe sot mungojne, e kompletuar qe mbeshtetej dhe mbahej me parate e taksapaguesve por qe ishte ne krye te cdo ngjarjeje zyrtare dhe ne veprimtari brenda dhe jashte qytetit, me pjesemarrje dhe ne takimet kombetare te orkestrave frymore te vendit.

Banda muzikore frymore e qytetit ka qene gjithmone ne aktivitet, ne kohen e Zogut, pas viteve 1944 dhe ne vazhdim.

Ne tradite ka qene levizja e saj me koncerte ne rruget e qytetit dhe sheshin e Cercizit, pjesemarrja ne te gjitha festimet dhe ngjarjet historike te rendesishme me qytet.

Ne kohen e Zogut kundrejt nje pagese merrte pjese edhe ne ceremonite mortore familjare.

Ehe sot ajo eshte ne veprimtari dhe mbeshtet me pjesemarrjen e saj aktivitete qe organizon bashkia e qytetit mbi bazen e kalendarit te ngjarjeve historike lokale.

Nje tradite e hershme ne aktivitetin e saj ka vite qe mungon.

Ajo nuk del me sic ndodhte shume vite perpara qe jepte koncerte ne sheshin e Cercizit apo kalonte ne rrugen e nenkalase e shoqeruar nga femijet.

Pse eshte shmangur nje tradite e tille?

Ndoshta mendohet si praktike e shkuar dhe e dale nga “moda” .

Mundet por dhe vend per diskutim ka se nuk ka ndonje te keqe vec te mires per t`i dhene qytetit gjalleri dhe atmosfere ne nje ngjarje te pritshme dhe te pelqyer nga banoret.

Ju si mendoni?