in

Kujtesë/ Krijimtaria Letrare e Shkrimtarëve Gjirokastritë në Vitin 1973!

Shkrimtari Pano Çuka, kryetar i Deges se Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve per Gjirokastrën në Sesionin e Parë Shkencor “Per problemet e kultures dhe arteve” veç të tjerave ka thënë:

“…Dega e lidhjes e Gjirokastrës ne vitin 1973 ka anëtarë e kandidatë sa ishte afërsisht numri i të gjithë shkrimtarëve te vendit në ditën e krijimit të Lidhjes më 7 tetor 1945.

Tani ne mund të flasim me gëzim për disa vëllime me poezi, tregime e skeçe, të një numri më të madh autorësh, siç janë përmbledhjet “Shënimet përmes shiut”, “Une dhe komiti”, “ Krisma midis gurgullimash” dhe “Bisedë në mesnatë” të shkrimtarit Koço Kosta, “Gurëgdhendësi i vogël”, “ Ariu fotograf ” dhe “Ata ishin shtate” te shkrimtarit Bekim Harxhi, “Do ndërtojmë hidrocentral” dhe “ Buzëqesh Mentori “ të Tasin Gjokutajt, “Çelsat e lumturisë” dhe “Ujqër me raso” të Pano Çukës, “Parku i lojnave”, ”Kur vjen shtatori” dhe “Zjarret e vjeshtës” e Fotaq Malos, “Pano Xhamballo” e Alqi Janit, “Kur hapet perdja” e Dhimiter Dhimës, “Bileta e cirkut” nga Andon Lula etj.

Shkruan gjithashtu se “edhe letrarë të tjerë si Petro Çerkezi, Valentina Mosko, Petrit Llano, Piro Loli, Ylli Musta, Jorgo Telo etj. që sot i takojmë herë pas here në faqet e shtypit letrar me tregime të shkëputura, në vargje e në prozë, në një të ardhme të afërt do të na gëzojnë me përmbledhjet e tyre të para”.

What do you think?

Written by admin

Ja pse Gjirokastra është Quajtur “Qytet i Festivaleve”!

Aljosha – Polici i Njohur i Trafikut në Qafë të Pazarit!