Ja Si Kanë Ndryshuar Lagjet Pllakë dhe Dervish Bej në 110 Vjet në Qytetin e Gjirokastrës!

Ja Si Kane Ndryshuar Lagjet Pllake dhe Dervish Bej ( Punetori) ne 110 Vjet ne Qytetin e Gjirokastres!

Kjo foto e pas vitit 1900 shfaq natyren paqesore dhe te urte te dy lagjeve te qytetit te Gjirokastres, Pllake dhe Pazari i Vjeter, me hijeshi te vecante ngarkuar me gjelberim qe te kenaq syrin.

Tjetra, eshte foto e kohes se sotme qe flet ndryshe, me pamje te rende qe nderroi ne dhjetra vjet e me shume u transformua ne kohen e socializmit, se ne kohe te Mbreterise edhe Ura e Nanxes dhe rruga u ndertuan vone.

Lagjes poshte socializmi i “rrembeu” gjelberimin, siperfaqet e gjelbra qe u zune me ndertime; me pare furrat e bukes nen rrugen automobilistike, me pas pallatet tek kodra e postbllokut, te tjerat poshte shkolles “ 29 Nentori” ( Sot Cajupi), etj.

Nga ajo kohe lagjet siper humben lidhjet me siperfaqet poshte te gjelberuara,humben vazhdimesine e prones, te truallit, ndersa pas viteve `90 e 97-tes u zune dhe ato pak siperfaqe te lira.

Nga ballafaqimi i pamjeve lagjia poshte s`njihet me, ka humbur vetveten, ka tjeter fytyre!

Si thoni, ka ndodhur ajo qe duhej ?!….

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com