in

Akullore dhe Kasata në Pazar-Ju Pëlqenin dhe Kush i Bënte Më të Mira?

Akulloret dhe kasatat i kemi shijuar te gjithe. Te medhenj e te vegjel. Si para, nga vitet 20-te dhe pas çlirimit ato jane prodhuar dhe ne embeltoret e pazarit te Gjirokastres.

Po japim vetem nje shembull. Per te bere akulloren, i ndjeri Tomor Kotroçi me mushka e merrte akullin ne gufat e Malit te Çajupit.

Eshte shembull i ralle ndaj dhe e permendem.

Ne mes te Pazarit tek Totoni sot, akullore kishte gjate gjithe veres po qe duhet te rrije ne radhe. Te fituar ishin ata me shtat dhe dore te gjate qe merrnin dhe nga dy e tre kaushe me akullore.

Akulloret ishin qumesht te bardhe dhe vetem nje lloj tjeter portokalli qe nuk kish ndonje shije te vecante. Sa per kasatat, te bardha dhe me nje ngjyre kafe te lehte ne gjysmen e tyre, te mbeshtjella me nje leter plastike te holle qe nuk na kujtohet si quhej.

Akullore dhe kasata prodhoheshin edhe ne Turizem po qe te haje nje kasaate apo nje akullore duhet te uleshe ne tavoline . Nuk sherbehej ne kembe, ndryshe nga pasticerit e pazarit.

Tani ka shume lloje akullore e me se ti duash po shijen e akulloreve dhe kasatave te para e kemi akoma.

Jeni te lutur te na shkruani cila akullore dhe kasate ju ka pelqyer dhe kush i bente me te mira dhe ndonjeri qe di hollesi te na dergoje dhe ndonje recete, se tani me paisjet qe ka akullorja behet edhe ne shtepi.

What do you think?

Written by Admini

Kopane me Rrush të varura në Dyertë dhe Penxheret e Dyqaneve të Pazarit të Gjirokastrës

Dollapi i Kafesë Që Zgjon Kujtime për Njerëzit që na Mungojnë…!