in

Folklor, Polifoni dhe Vleresime në Edicionin e 13-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar

Në natën e parë morën pjesë grupe të polifonisë labe dhe toske si grupi “Jehona Labe”, grupi miks i Qendrës Kulturore “Riza Cerova”, Bashkia Skrapar, grupi i Vranishtit, grupi i Lapardhasë, Finiq, grupi “Ballkoni i Vlorës”, grupi polifonik i Sarandës, grupi i Beratit, grupi i Tepelenës, grupi “Çipini”, grupi “Kaonët”. Përshëndetën aktivitetin të rinjtë e shkollës industriale.

Nata e dytë e FFTK të Iso – Polifonisë, u riorganizua më datë 9 dhejtor në ambjentet e Qendrës Kulturore të qytetit të Vlorës. Në këtë aktivitet morën pjesë grupi i Kotës, grupi i Qarkut Elbasan, grupi i grave të Dropullit, grupi “Gjergj Arianiti” dhe “Shën Dëlli” nga Bashkia Mallakastër, grupi i vajzave të Tërbaçit, grupi “Argjiro” i Gjirokastres, grupi i Dukatit dhe grupi “Bilbili”.

Nderimi dhe respektimi i figurave të shquara me kontribut në fushën e folklorit dhe polifonisë është një ndër prioritetet e QKVT-së. Për këtë arsye drejtori i QKVT-së, Z. Niko Kotherja në edicionin e XIII-të të FFTK të Iso – Polifonisë, Vlorë 2019 nderoi me mirënjohje Z. SINAN GJOLEKA, me motivacionin:
Për kontribut të gjatë dhe interpretim me nivel të lartë artistik si kthyes i Këngës dhe Valles Tradicionale Labe me grupin e Vranishtit.
Z. Pirro Latifaj, me motivacionin:
Për kontribut dhe interpretim me nivel të lartë artistik si marrës i këngës Iso-polifonike Labe me Folk Grup “Bilbili”.
Z. Hamdi Pulo (pas vdekjes), me motivacionin: Për kontribut të shqur në zbulimin dhe evidentimin e vlerave më të spikatura kryesisht të folklrit të Tragjasit, përmes krijimtarisë në vargje dhe këngë me nivel ideo –artistik e patriotik.

 

 

 

What do you think?

Written by Admini

Ja si ishte një Ditë Pazari në Bashte të Teqesë – Po ju si e kujtoni?

“I dashur, Babagjysh” – Letra e 7-vjeçares përlot Rrjetin