in

Edhe pacientet e rinj ne moshe te rrezikuar, ja cfare duhet te dini!…

 

Zyrtarët shëndetësor këshillojnë qytetarët që të kontrollojnë simptoma, si: temperatura e lartë, lodhja apo kolli i thatë.Megjithatë, ekspertët e veshëve, hundës dhe fytit besojnë se këto simptoma mund të jenë më pak të vërejtura tek pacientët e rinj, shkruan mediumi britanik Metro.

Profesori Nirmal Kumar, kreu i ENT UK, një shoqatë që përfaqëson operacionet e veshit, hundës dhe fytit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se humbja e ndjesisë së nuhatjes (anosmia) dhe shijës mund të jenë një simptomë për ‘bartësit e fshehur’ të Covid-19.

“Tek pacientët e rinj në moshë, nuk ka ndonjë simptomë të zakonshme, sikurse janë kolla dhe temperatura. Ata mund të pësojnë humbje të ndjesisë së nuhatjes dhe të shijes. Kjo bën të kuptohet se viruset po fillojnë të vendosen në hundë”, tha Kumar për Sky News.

Në Gjermani, dy nga tre raste të koronavirusit shoqëroheshin me simptomat e humbjes së ndjesisë së nuhaturit, shtoi tutje kreu i shoqatës. Deri më tani, janë shfaqur më se 730 mijë raste me virusin pandemik në botë dhe më shumë se 33 mijë kanë vdekur si pasojë.Sot.com.Al

What do you think?

Written by Admini

Lamtumirë, Manolis Glezos! Heroi Grek qe Predikonte Marredhenie te mira me Shqiptaret!

Profesori Përparim Kabo: Shko një ditë të vetme te Tritan Kalo e Lul Kraja rri një turn së paku…