in

E Dini pse Dyqanxhinjtë e Pazarit të Gjirokastrës Përdornin Shprehjen ” Veresije nuk ka hije?”…

 

“ Veresije nuk ka hije”, thuhej dikur nga Dyqanxhinjtë e Pazarit të Gjirokastrës, po a përdoret sot?

 

Kjo shprehje ka mbetur dhe është më shumë në përdorim nga të moshuarit e sotëm, që, sipas tyre, e përdornin dyqanxhinjtë e zonës së Pazarit.

Sic dihet, para 44-ës Gjirokastra kishte jetë dhe popullsi të kufizuar. E tillë ishte dhe tregëtia që bëhej në Pazar. Dyqanet radhë me mallra për shitje e te tjera me zanate, me shërbime artizanati. Sa për kafene, gjelltore e rostiçeri kishte dhe në to për “të nxjerrë ditën” shërbehej nga mëngjesi në darkë.

Marrëdhëniet e dyqanxhinjve me blerësit ishin të mira se njiheshin dhe në Pazar i shërbenin  njëri tjetrit. Në  shume raste , nga njohja, jepnin dhe mall me mirëbesim, veresie, një lloj shitblerje me kredi, jo me para në dorë.

Që të ishin në rregull dhe mos harronin c`kishin dhënë e c`duhet të merrnin nga blerësit e kësaj kategorie, në një fletore shënonin me kalem kopjativ kaq e aq mall me aq e me kaq lekë për të kthyer.

Kësaj praktike dhe dashamirësie, blerësit duhet t`i përgjigjeshin në afatin e caktuar, por kjo nuk ndodhte me të gjithë, ndonjë nuk ishte korrekt, vonohej për detyrimin që kishte në para dhe, kur paraqitej përsëri për të kërkuar veresije, dyqanxhiu i thoshte:

“  Ndëru, hidh të parat një herë. S`ka më veresije.  Veresije nuk ka hije!”.

Kështu mbeti kjo shprehje e Gjirokastrës nga goja në gojë për të ardhur dhe sot e për t`u kujtuar në faqen tonë si një mësim apo këshillë për të gjithë ata që marrin mall veresije dhe harrojnë të paguajnë në kohë.

Si thoni mirë si shprehje u kuptua dhe qëndron po në praktikë a përdoret apo ka ndryshuar kjo metodë e dhënies së mallrave veresije?

What do you think?

Written by Admini

Fjalor Termash të Banesës Gjirokastrite, po ka dhe Shume të tjera. Cilat ju kujtohen?..

Ç`na Kujtove mirë, Jemi në Dimër. Nesër Mëmëligë!