Në qytetin e Gjirokastrës ka nisur puna për restaurimin e teatrit “Zihni Sako”, i cili do të kthehet në një hapësirë tejet të rëndësishme për jetën kulturore e artistike të qytetit të gurtë.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, shprehu kënaqësinë që më në fund nisën punimet për restaurimin e teatrit “Zihni Sako”, të cilin e cilësoi “hapësire kaq shumë të rëndësishme për jetën kulturore e artistike të Gjirokastrës”.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2020/11/teatri-zihni-sako-gjirokastra-online-gjirokaster.jpg)
“Për vite me radhë në këtë teatër nuk është bërë asnjë rregullim thelbësor, por thjesht arnime aty-këtu sa për të thënë se diçka po bëhej edhe për trupën e aktorëve, të cilët i kanë dhuruar Gjirokastrës shfaqje dhe emocione për vite me radhë, por për fat të keq kurrë nuk kanë pasur ambiente pune dinjitoze”, – nënvizoi Golemi, duke shtuar se as spektatorët që shkonin në teatër nuk kishin kushte komoditeti.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Kryebashkiaku Golemi shprehet se me ndërhyrjen që po bëjmë falë ndihmës së çmueshme të miqve tanë italianë, përmes programit IADSA dhe një pjesë të buxhetit nga vetë të ardhurat e bashkisë, nëse gjithçka shkon sipas planit, është i bindur në pranverë ky investim i shumëpritur do të përfundojë.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2020/11/teatri2.jpg)
Teatri “Zihni Sako” u themelua në 27 nëntor 1968 nën udhëheqjen e regjisorit Bernard Kokalari, i cili vuri për herë të parë në skenën premierën dramatike “Shokët”. Plejada e aktorëve të teatrit “Zihni Sako”, kanë dhënë mbi 100 premiera dhe ka marrë pjesë në takimet kombëtare, ku ka merituar edhe çmime./ATSH/
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)