in

Talenti me Origjinë nga Gjirokastra Erind Bajo që Befasoi Jurinë e Tv Klan në Emisionin Virtuozët!

Ne formatin hit te talenteve te rinj Virtuozët në Tv Kombetar Klan, format që zbulon talentet e të ardhmes, në një nga edicionet konkuroi dhe kaloi garën për në çerek finale edhe djaloshi 10 vjeçar me origjinë nga Gjirokastra dhe banim ne Tiranë Erind Bajo.

 

 

Erindi është djali i Ylli Bajos dhe nipi i Isait dhe Savës me shtëpi tek Sheshi i Mejdanit ne lagjen Cfakë.

 

Në garë, mori duartrokitje e vleresime.

 

Anetarë të Jurisë për lojen e tij me kitarë u shprehen:

 

“ Talenti nuk ka moshe. Më pëlqen loja e tij”.
“ Erindi është muzikantë i shkelqyer”.
“ Erindi ka talent natyror” etj.

 

Erindi, i “vogël sa fizarmonika” me të cilën luajti aq bukur, ka pasion të vecantë disa vegla muzikore. Ai luan mjeshtërisht në disa instrumente, në piano, mandolinë, kitarë e fizarmonikë.

 

 

Eshte talent por dhe një nxënës i shkelqyer ne shkollën 9 vjeçare “Pal Ëngjëlli” Tiranë, klasa e pestë.

 

Erindi ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme artistike të organizuara nga Bashkia Tiranë, DART, shkolla dhe Qendra Kulturore e FA.

 

 

Pjesëmarrës me interpretim në Kitarë në Konkursin Ndërkombëtar “Këmgët e Tokës” (Edicioni i 18-të), zhvilluar në teatrin “Dafinat” të Qendrës së Artit “DEA”, Ksamil 27-29 qershor 2016.

 

Eshtë vlerësuar me çmim inkurajues në Koncertin e Përbashkët Vokal Instrumental “Tirana Qyteti i ëndrrave për të gjithë”, zhvilluar në Tiranë më 11 mars 2017, organizuar nga Qendra së Artit “DEA” Ksamil, në bashkëpunim me Qendrën Multifunksionale TEN.

 

 

Gjithashtu ka marre pjese në Konkursin Ndërkombëtar “Këngët e Tokës” (Edicioni 19-të), zhvilluar në Tiranë më 24 qershor 2017, organizuar nga Qendra së Artit “DEA” Ksamil.

 

Gjithashtu ka marre pjese ne Konkursin Ndërkombëtar të Kitarës më 7 tetor 2017 (5th Tirana International Youth Guitar Competition 2017) Fitues i çmimit të dytë (94,4 pikë) dhe me interpretim në Kitarë klasike në dy faza të Spektaklit “Virtuozët” organizuar nga Televizioni “Klan” Dhjetor 2017 dhe Mars 2018.

 

What do you think?

Written by admin

Historia e Mrekullisë me Shenjtorin e Lartë Ali Dost Dedeja!

STOP / I ashtuquajturi Hoxhë Shërues Kapet duke Ngacmuar edhe Gruan nga Gjirokastra!