in

Sot urojme per ditelindjen aktorin e shquar Reshat Arbana

Sot aktori i shquar  Reshat Arbana mbush 80 vjec. E urojme per ditelindjen, te kete shendet e jete te gjate!

Ai lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë.

Aktor me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Pas studimeve te larta për aktorë filloi punë në Radio Tirana dhe nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Rolet me të spikatura:

Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” .

What do you think?

Written by admin

Dr. Adem Harxhi:Kujdes me adoleshentet!

Edi Rama homazh per Sabiha Kasimatin: Masakrimi çnjerëzor i asgjësoi trupin, por jo shpirtin e bukur dhe as veprën e madhe