in

Shkrimtarja e Njohur Elvira Dones: Shkrimtari Mehmet Myftiu Ishte i Pari Njeri që më Mësoi Lirinë

Shkrimtarja e njohur Elvira Dones ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Mehmet Myftiu, që përveçse koleg është dhe babai i shoqes së saj Besa Myftiu.

Përmes vargjeve të ndjera në faqen e saj në facebook, Dones thotë se i ndjeri Myftiu ishte i pari njeri që i mësoi lirinë.

Madje ajo ka zbuluar dhe një sekret të shkrimtarit, i cili edhe pse iku në një natë të ftohtë dimri, dëshira e tij ishte që të ndahej nga kjo jetë në pranverë.

Elvira Dones: Dikush vdiq sot ne Tiranë. Quhej Mehmet Myftiu. Per shume te rinj por edhe për te tjere, emri nuk thote ndoshta asgje. E kam dashur. Me mesoi lirine pa dashur t’i mesonte askujt asgje. Ji e lire, me tha dikur, dhe ne djall vafshin konvencionet. Une isha veç nje nga shoqet e vajzes se tij qe ai adhuronte, Besa Myftiu. Hyja e dilja ne ate shtepi ku mbreteronte nje kaos i bukur: e vetmja fè aty ishte letersia. Me besoi te lexoja librin e tij “Shkrimtari” – ate liber qe i kushtoi jete lirie.

Vite me pas e takova ne nje kafe te Tiranes, ishte nje dite dimri, i zakonshmi acar i hidhur i Tiranes. Si te dukem, me pyeti, i plakur? E sigurova qe ishte ende i bukur, sepse i bukur ishte. As vitet e denimit nen diktature, as mungesa e se drejtes per te botuar ia kishin hequr dot mrekulline ne syte. E di, me tha, te rinjte e sotem me intrigojne.

Cfare mendojne per ne? Si do e ndertojne te ardhmen e tyre? Duke injoruar ne, do jene me te shendetshem?… Une nuk kam ngut, ndoshta do iki ne nje dite dimri, por do me pelqente te ikja ne pranvere. Mehmet Myftiu iku ne nje dite dimri. E io lo piango, lo piango in italiano, lo piango in inglese. Lotet a e kane nje gjuhë? Per Mehmet Myftiun, nje nga heronjte e pakenduar te Shqiperise. / Ora News

What do you think?

Written by Admini

“Robin Hudi” i Kolorados Vjedh Bankën dhe Paratë ua Shpërndanë Qytetarëve: GËZUAR KRISHTLINDJET!

Mësoni si u Festua Viti i Ri – 1945 në Gjirokastër dhe çfarë Ndodhi në Lagjen ” Pazar i Vjetër”