Rasheli e thotë hapur: "Ermal Mamaqi më ka..." -E nxori kokën dhe Ermali sesi i rrekruton modelet në emision!

Mbrëmjen e djeshme Rashel Kolaneci i ka lënë të gjithë pa fjalë me deklaratën e saj se Ermal Mamaqi e ka gjuajtur.

E ftuar në emisionin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës, Rasheli nuk ka nguruar t’i përgjigjet pyetjes së Ermal Fejzullahut se kush e ka gjuajtur.

Ajo tha:

“Ermal Mamaqi më ka gjuajtur”.

Këngëtari nuk ka ndalur me kaq, pasi pas kësaj pyetje ai e ka “ngacmuar” dhe më tej duke e pyetur për suksesin që vjen nga vithet.

Fejzullahu e pyeti sërish:

Sa e suksesshme do ishe po mos të kishe vithet?”

Dhe Rasheli u përgjigj:

Mendoj se suksesi nuk varet vetëm nga vithet, duhet të dish si të sillesh dhe me kamerën, me lëvizjet”./CityNews