Nuk i Ndahen Orizit, McDonald prezanton Hamburgerin e vecante per Japonezet!

Japonia ngelet e surprizuar nga risia e fundit nga McDonald me hamburgerin e saj te vecante me oriz per japonezet.

McDonald ne Tokyo te Japonise ka prezantuar kohet e fundit nje hamburger special vetem per japonezet i cili ne vend te bukes perdor orizin, dhe menjehere lajmi mori dhene ne internet.

Oriz-Burgeri apo Gohan-Burger sic e quajne ata, do filloje te sherbehet me daten 5 Shkurt dhe ofron nje shije te re duke zevendesuar simiten tradicionale me nje tjeter te prbere nga orizi. Gjithcka tjeter brenda ngelet e njejte ne formen klasike te saj.

Kjo i jep nje arome dhe ndjesi te re ne shije hamburgerit duke iu afruar gjithmone e me shume preferencave te vendit aziatik aq te famshem per konsumin e orizit.