Ministri Bledi Çuçi per punen e fermerit te talentuar suhot Vangjel Kuro qe merret me kultivimin e lajthive

Kemi degjuar dhe me pare per traditat e banoreve te Suhes  ne Bashkine Libohove per kultivimin e qepeve dhe frutave, vecanerisht dardheve, po sot Ministri i Bujqesise Bledi ÇUÇI, me shenimin dhe fotot qe ka hedhur ne faqen e tij ne fb na ka befasuar me punen e fermerit te talentuar suhot Vangjel Kuro qe merret me kultivimin e lajthive.

“Ju njoh me Vangjel Kuron nga fshati Suhë i Libohovës, shkruan per te Ministri Çuçi-Në një sipërfaqe prej 3 Ha ka disa vite që kultivon lajthi. Prodhon mesatarisht rreth 4 ton në vit, të cilat i shet në tregun vendas. Ai është një prej shumë fermerëve të mbështetur nga programi IPARD, si dhe do të aplikojë sërish në thirrjen e radhës për të përfituar ndihmë për makineritë bujqësore dhe infrastrukturën që i duhet për përpunimin e frutit dhe zgjerimin më tej të fermës me rreth 1 mijë rrënjë. Falë politikave tona mbështetëse për sektorin, sipërfaqet e kultivuara me arrorë deri në vitin 2019 janë rritur në rreth 3 mijë e 400 Ha ndërsa prodhimi në rreth 14 mijë ton”.