in

IBM prezanton Kompjuterin më të Vogël në Botë – Më pak se një Kokër Kripë!!!

19 Marsi është dita e parë e IBM Think 2018, konferencës kryesore të kompanisë, ku kompania zbuloi atë që pretendon se është kompjuteri më i vogël në botë.

 

Ata nuk janë duke u tallur: Behet fjalë për nje kompjuter më te vogël se një kokërr kripë!

 

 

Por mos lejoni që madhësia t’ju mashtrojë: Ky pinjoll ka fuqinë informatike të chipit x86 që nga viti 1990.

 

Kompjuteri do të kushtojë më pak se dhjetë cent për prodhimin, dhe gjithashtu do të paketojë “disa qindra mijë transistorë”, sipas kompanisë. Këto do ta lejojnë atë të “monitorojë, analizojë, komunikojë dhe madje të veprojë me të dhënat”.

 

Mos u shqetësoni ju qe merreni me bitcoin: Ajo punon me blockchain. Në mënyrë të veçantë, ky kompjuter do të jetë një burim i të dhënave për aplikimet me blockchain. Është menduar për të ndihmuar në përcjelljen e dërgesës së mallrave dhe zbulimin e vjedhjeve, mashtrimit dhe mospërputhjeve. Ajo gjithashtu mund të kryejë detyra bazë të Inteligjences Artificiale, të tilla si klasifikimi i të dhënave.

 

Sipas IBM, ky është vetëm fillimi.

 

“Brenda pesë viteve të ardhshme, ankorat kriptografike – të tilla si pikat e ngjyrave ose kompjuterët më të vegjël se një kokërr kripë – do të futen në objekte dhe pajisje të përditshme”, thotë kreu i hulumtimit IBM Arvind Krishna.

 

Nëse ai është i saktë, ne do të shohim më shumë nga këto sisteme të vogla në objekte dhe pajisje në vitet që vijnë.

 

 

What do you think?

Written by admin

Orkestra Kanadeze në Gjirokastër – I Pari Koncert në Turin Ballkanik, nën Dirigjimin e Maestro Bujar Llapaj!

Receta e Famshme – “Muzikë nëpër botë” e Kuzhinier Gigos në pikën Turistike “Gryka e Këlcyrës”!