Flija specialiteti i kuzhines tradicionale shqiptare dhe menyra e pergatitjes se saj

Flija është ushqim shumë i preferuar shqiptar. Me poshte po ju sjellim menyren e pergatitjes se saj.
Për brumin nevojitet:
– 1 kg miell
– 3-4 gota ujë
– kripë
Për masën duhet:
– 200 gr gjalpë
– 2 filxhan çaji ajkë
– 3 lugë vaj

Pergatitja

Në një enë hidhet miell, kripa, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla.
Në një enë tjetër shkrihet gjalpi, ajka dhe vaji, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë shkrirë në një masë të vetme.
Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen radhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë.
Mesi i cili është bosh mbushet me radhë paralele. Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur.
Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër.
Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy radhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia.
Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta.
Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.
Nëse flija piqet me saç, brumi i flisë duhet të piqet individualisht me saç të nxehur në prush. Pasi që derdhet një rend i brumit në tepsi, mbi të duhet të vendoset saçi i nxehur. Flija lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, turshi, djathë ose mjaltë.

Ju befte mir.