in

Elva Margariti:Ja pse Gjirokastra nuk është vetëm arkitekturë…

Ne veprimtarine e organizuar ne keshtjellen e qytetit per 15 vjetorin e pranimit te Gjirokastres ne Unesko, ka pershendetur Ministrja e Kultures Elva Margariti:

Gjirokastra nuk është vetëm arkitekturë, Gjirokastra është frymë, mënyrë të jetuari, traditë, artizanat, këngë, kulinari, gra e burra të mirë, që e kanë ruajtur këtë qytet si pasurinë e tyre më të çmuar dhe që dinë të të sajdisin si askund tjetër.

Mbushen plot 15 vjet nga vendimi që e bëri Gjirokastrën pjesë të listës së trashëgimisë botërore, duke na shtuar jo vetëm krenarinë për këtë qytet të jashtëzakonshëm, por edhe përgjegjësitë për ta ruajtur, zhvilluar dhe promovuar atë.

Gjirokastra nuk mund të jetë veçse një qytet frymëzues, ftues, ku duhet të kthehesh vazhdimisht, për të përjetuar gjithnjë, si herën e parë, magjinë e zbulimit.

#UNESCO
#Gjirokastër
#trashëgimikulturore
#EuropeforCulture.

What do you think?

Written by admin

Argjiro, nje iniciativë që nisi pikerisht pas hyrjes së Gjirokastrës në Unesco

Qipro u ndalon hyrjen shqiptarëve