"180 Kilometra Rruge ne Kembe" - Emigrantet kthehen keshtu nga Kakavia per Berat!

Një grup prej 4 udhëtarësh të ardhur në mëngjesin e sotëm nga Greqia nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijes kanë ndërmarrë një udhëtim 180 km nga kufiri me Greqine në Berat.

Kjo aventurë e padëshiruar për shkak të masave të jashtëzakonshme të bllokimit të kufirit nga qeveria shqiptare. Ata kanë udhëtuar drejt kufirit shqiptar me automjetet e tyre, por pala greke i ka këshilluar të mos tentojnë të kalojnë kufirin me automjet pasi nuk do të lejohen nga pala shqiptare. Në këto rrethana ata kanë parkuar në tokën greke dhe kanë hyrë në tokën shqiptare pa automjete.

Në tokën shqiptare ata kanë hasur mungesën totale të shërbimit të transportit interurban dhe TAXI. Ata kanë kërkuar ndihmë tek autoritetet shqiptare te doganës dhe policisë kufitare. Sipas udhëtareve të mbetur në mes të katër rrugëve, ata kanë kërkuar dhe nga policia në rrugë që të autorizohet një autotaxi për ti lejuar të udhëtojnë drejt Beratit, por askush nuk mori përsipër këtë veprim.

Në këto rrethana, grupi i udhëtarëve beratas janë nisur më këmbë drejt vendbanimit të tyre që ndodhet plot 180 km larg Kakavijes. Deri në orën 16 e 15, kur grupi u kontaktua nga NEËSBOMB, në Urën e Subashit, në mes të rrugës automobilistike Gjirokastër Tepelenë, ata kishin udhëtuar për plot 4 orë, ose 58 km. Grupit do ti duhen edhe të patën 10 orë udhëtim në këmbë deri në Kutalli të Beratit.

Problem për ta është jo vetëm pamundësia e transportit, por as mundesia e strehimi në hotel, as munfesia ushqimi dhe për më tepër as udhëtimi më këmbë, pasi pas orës 18 oo ngalohet edhe udhetimi ne kembë. Asgje nuk u lejohet, çdo gje ju ndalohet.

Sipas tyre këtë aventurë e ka nisur para tyre edhe një grup nga Mirdita dhe një person tjetër nga Elbasani

Për më shumë hollësi ndiqni videon eksluzive të NEWSBOMB:

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com