Druri i thanes rritet kudo po me shumice shtrihet dhe ne krahinen e Zagorise te Gjirokastres. Gjendet pothuaj ne cdo fshat.
Midis pemeve e shkurreve te tjera, druri i thanes shfaqet si i fshehur, sikur nuk do qe te tregoje kokrrat e kuqe ne sy te diellit dhe te botes, qe kane dhe mundim per t`i mbledhur. Jo me kot nje vendi me thane ne fshatin Zhej te kesaj krahine i ka mbetur dhe sot toponimi Rruga e verber.
Zagoritet jane mjeshter te trajtimit te thaneve. i mblidhin dhe i bejne raki, raki dhe me e mire nga ajo e rrushit po jo me e mire nga e manit qe ata e ziejne dy here.
Kush ka pire dhe pi raki mani falenderon zotin qe eshte kaq e mire per te zbutur gryken dhe kurative. Keshtu thone. Po dhe rakia e thanes vjen pas saj, nga shija dhe vlerat, eshte ilaç, sheron.
Sa e ve ne buze dhe nje dhimbje shpirterore, sic do pije e mire , e forte qe te hap oreksin, te bie ne qejf qe t`ia marresh kenges.
Si mjeshter te prodhimit te rakise se thanes zagoritet dine te gjitha te mirat e saj e ndonje hile ne trapez. Ne pije, kur duan te lendojne krenarine e ndonje pijedashesi te mburrur qe gjoja nuk e ze rakia, e shtrengojne te pije thanuqe sa ta thanosin, ta vene poshte. Ata qe ne fillim i bejne naze se preferojne rakine e rrushit, kur e provojne rakine e thanes thone hidhem dhe nje thanuqe.
Rakia e thanes perdoret pije per burrat por dhe liker per grate. Likeri prodhohet ne sasi te vogla nje apo dy shishe, te gjendet per mysafiret. Kush e provon e pelqen. Eshte dhe ilac per nje gripe te lehte apo nje semundje te bute qe sherrohet me korrat apo me lengun e thanes.
Thanet i pelqejne shume grate shtatzana. Ka dhe nje shprehje, filanes i ka vajtur mendja per thane. Keshtu qe ka plot menyra perdorimi por qe pak njihen. Eshte nje tradite e tere qe dhe nuk zbatohet.
Ne Zagori por dhe gjetke, me pare kujdesi per thanet per t`i mbledhur e per ta bere raki e liker apo per ta perdorur si pije freskuese, ka qene ne vemendje te pahequr, por keto vite dhe i eshte qendruar larg pavaresisht te mirat qe ka. Si shume fruta te tjera qe bien ne shesh mbetet dhe pa mbledhur. Ja qe ndodh!
Fshati ka shume pune e halle. C`pune te besh me pare kur te perditshmet jane te shumta e s`mbetet kohe.