in

“Erdhët 5 Minuta me Vonesë, ju Pritet Dita e Punës” Kujton Mësuesi Jorgo Buka që Sot ka Ditëlindjen!

Me kete urim kemi nisur faqen tone per mesuesin pensionist Jorgo Buka, figure e njohur e arsimit ne  Gjirokaster e me gjere.

Nje jete mesues, i pandare dhe nga nje ore mesimi, nisur profesionin  ne shkolla te fshtrave si ne Zhulat, Plesat e Fushebardhe, me kujtime dhe veshtiresi, edhe per te arritur oren e mesimit duke ecur me kembe fshat me fshat, ashtu si nxenesit e disa fshtrave mbledhur ne nje shkolle te vetme.

I kthyer 40 vjet mbrapa, ne nje takim me shoket e tij mesues, ka kujtuar edhe dhimbje te asaj kohe te shkuar.

“Për disa vite punuam në zona të thella të zonës së Kardhiqit: Zhulat, Fushebardhë, Prongji.

“Erdhët 5 minuta me vonesë, per sot ju pritet dita e punës. Keni thyer disiplinen proletare…” -na thoshte drejuesi i shkolles kur nuk arrinim orarin. Ecnim nje dhe dy ore me kembe, Plesat, Zhulat e Fushebardhe, shkruan Jorgua ne faqen e tij ne fb.

Mesues i “rrepte” dhe kerkues per lenden e tij por dhe i  komunikueshem jashte klase, me nxenesit e prinderit e tyre, i afruar per te degjuar dhe per ta degjuar.

Mesimdhenes dhe metodist i vleresuar, pjesemarres dhe referues ne konferenca arsimore ne rreth dhe ato kombetare. Ne shkollat ku ka punuar, si kujdestar klase, organizator e drejtues iveprimtarive, me nxenesit ka mbajtur marredhenie te mira shoqerore, i ka nxitur te mesojne dhe te zhvillojne prirjet e tyre.

Ne shkollen e mesme “Siri Shapllo” Jorgua kaloi dhe vitet me te shumta te profesionit deri diten kur doli ne pension, me nje ceremoni te bukur dhe mbreselenese qe i organizuan koleget dhe nxenesit.

What do you think?

Written by Admini

Ja Disa Nga Burrat e Pazarit të Qytetit të Gjirokastrës!

Më 15 Mars 2020 Themelimi i Klubit Sportiv “ Shqiponja” sot “Luftetari”. A Do të Festohet?!