Kompania “Nurellari” zë vend të veçantë si një nga markat më të mira te prodhimit te vererave ne Shqiperi.
Kompania e ushtron aktivitetin prodhues ne zonen mes Beratit e Poliçanit.
Aktivitetin e nisi ne vitin `95` ne nje punishte te thjeshte , ndersa sot ka kantinë me teknologji moderne.
E mbeshtetur nga AZHBR me fondet e Skemës Kombëtare dhe Programit IPARD dhe nga Ministra e Bujqësisë qe i ka dhënë me qira rreth 15 Ha tokë ka rritur prodhimin dhe cilesine e vererave tashme te njohura e te pelqyeshme nga konsumatoret vendas dhe te huaj.
Per llojshmerine dhe prodhimin me kualitet te larte te vererave,ompania eshte vlersuar edhe me çmime kombetare e nderkombetare.
Ajo eshte vleresuar edhe nga Ministri i Bujqesise Bledi Çuçi gjate nje takimi te tij me pronaret dhe prodhuesit e kompanise ne ambientet e kantines.
Gjate takimit, pronaret e kompanise “Nurellari” kane treguar per eksperiencen e tyre dhe kane vleresuar mbeshtetjen qe kane marre per ivestimet e kryera ne teknologji, zgjerimin e siperfaqeve te mbjella me vreshta dhe paketat e veçanta lehtësuese për investime të tilla; 6% Tvsh, 5% Tatim Fitimi dhe 0% Taksë Ndikimi në Infrastrukturë.