Ne Gjirokaster ne çdo kohe i eshte kushtuar kujdes dekorit me rastin e festave te fundvitit. Qafa e Pazarit dhe sheshi i Çerçizit eshte zbukuruar me pemen e Vitit te Ri, pambuqe, letra me ngjyra dhe urime ne vitrinat e dyqaneve.
Pasclirimit ketij dekori iu dha rendesi me e madhe, dhe per propagande, se bashke me urimet per festen, kishte dhe parrulla me “Lavdi dhe Rroftë”.
Ne pika te dukshme te qytetit vendoseshin Urime “ Gezuar Vitin e Ri” me vargje dritash, llamba 100-she qe ndriconin gjate gjithe nates.
Qe atmosfera e Vitit te Ri te ndihej ne gjithe qytetin, urime me drita vendoseshin ne Keshtjelle, tek shkembi ne krye te Keculles, ne shtepine e madhe te Zekate, ne Dunavat ne shtepine e vellezerve Bajo e Cerciz Topulli, Qafwn e Pazarit dhe 5 degwzimet e saj.
Me vargun e dritave zbukurohej edhe Monumenti i Rilindesve ne Kodren e Bajos afer me shkollen “ 29 Nentori”ne lagjen “Punetori”.
Zbukurime per festen beheshin dhe ne institucione e sidomos ne shkolla.
Ne oborrin e madh te cdo shkolle vendosej nje peme e vertete e Vitit te Ri, jo bredh plastik, qe vishej me pambuqe, letra me ngjyra, kartolina dhe 4 -5 kokrra portokalle.
Gjithashtu ne dritaret e cdo klase vendoseshin pambuqe, urime te shkruara ne letra me ngjyra, figura e babagjyshit me nje thes ne krahe me dhurata.
Me shkronja te medha lexohej urimi:
“ GEZUAR VITIN E RI!”