in

Muhedin Makri, Gurëgdhendësi i Famshëm, Lezeti i Pazarit të Gjirokastrës, Mik i Faqes Tonë, Sot ka Ditëlindjen. Edhe 100 Usta Duar Artë!

Muhedin Makri 81 vjet i mbush sot po ai nuk tregon  moshë për plakje. Me mendje e duar të forta,  daltën pa hequr nga dora, në dyqanin e tij të preferuar, me vizitorë që bëjnë porosi, vendas e të huaj, tregon se ka punuar shumë dhe me art; mijëra gurë e pllaka të gdhendur në figura, portrete e personazhe të  Gjirokastrës,  të Shqipërisë dhe të Botës.

Gjirokastriti Muhedin Makri është personifikimi më i mirë i ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave të trashëgimisë sonë kulturore, punimet e tij të spikatura të  punuara me daltë, Flamuri Kombëtar, Pazari i Gjirokastrës, shtëpitë muze, figurat patriotike, Çerçizi me shokë, janë vetëm një pjesë e krijimtarisë së tij të gdhendur në gur.

Në punën e tij krijuese atë e ka frymëzuar Gjirokastra me ngjarjet dhe figurat e saj historike.

Punët e tij kanë shëtitur botën dhe virtualisht po mbi të gjitha kanë rënë në duart e vizitorëve, dashamirës të artit dhe vlerave të Gjirokastrës dhe Shqipërisë.

Kujtojmë  se në prag të kampionatit Evropian ku mori pjesë edhe kombatarja tonë, mjeshtri Muhedin Makri  realizoi një punim dedikuar djemve kuq e zi, në pllakë guri skaliti shqiponjën, simbolin e flamurit kombëtar si dhe logon e Europianit “Francë 2016”.

Ai ka realizuar suvenire të veçantë me motive nga Shpallja e Pavarësisë, simbolet kombëtare, Vitin Kulturor Kadare etj.

Me art e mjeshteri të rallë ka gdhendur Shqiponjën që është vendosur në ballë të Monumentit të Rilindësave në Kodrën e Bajos duke iu përgjigjur me dashuri kërkesës të Forumit “ Djemtë e Gjinokastrës”.

81 vjet me daltë në dorë duke shkruar mbi gurë jetën dhe punët që bëhen në Gjirokastër e në Shqipëri; ka gdhendur dhe i ka dhënë formë , figurë, gurit të Malit të Gjerë mbi të cilin mbështetet Gjirokastra.

I paarritshëm në zanat dhe art të tij, po dhe i pakursyer për ta përcjellë mjeshtërinë tek brezi i ri.

Dëshira dhe fjala e tij është që gurëgdhendja të mësohet dhe praktikohet, të  trashëgohet se është stoli që brezat e kaluar e kanë lënë dhe duhet patjetër të mbetet e të rrojë sa më gjatë për të mirën qytetit të gurtë, Gjirokastrës.

Gëzuar Ditëlindjen Mjeshtër! Jetë të gjatë e të Lumtur!

What do you think?

Written by Admini

Si u Ngrit 38 Vjet më Parë Ekipi i Hendbollit nga Kostandin Gjinerali dhe që Sot i Mungon Gjirokastrës

“Zemërohet“ Mëma e Liqenit të Viroit në Gjirokastër