Erdit Asllanaj, aktori i njohur nga Gjirokastra me veprimtari 5 vjeçare ne skenen e “Portokallise” ishte sot i ftuar ne emisionin e mengjesit tek Report Tv.
Jo per te gatuar por per te rrefyer rolet dhe jeten e tij personale.
Lidhur me rolet qe ka luajtur dhe eshte bere i pelqyer nga spektaktoret, fillimisht me Drejtorin dhe pastaj me Doktorin u shpreh se se afermi do pelqente dhe rolin e Profesorit.
Sa per jeten personale Erdit Asllanaj tha se ka disa vite qe eshte i lidhur dhe jo i zgjidhur ndersa pyetjes per gjendjen e nderteses te teatrit te Gjirokastres ku aktivizohet, u shpreh se si godine eshte per te ardhur keq dhe skena nuk ka kushte “ per te luajtur, me parametra, te luaj, te ndihem mire…” ndersa per teatrin profesionist tha se “ka nje histori, identitet dhe se i eshte kthyer publikut”.