Më 19 dhe 20 Qershor 2018 në Rahovec organizohet Simpoziumi Shkencor “Vlera dhe Ardhmëri të Hardhisë dhe Verës Vranç”.
Organizatorët janë:
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kosovë (Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë) si dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë (Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike) në bashkëpunim me
Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës;
Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë (UP), Kosovë; Fakultetin e Bujqësisë (UBT), Tiranë
dhe Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës.
Ky simpozium shkencor me problematikë vlerësimin më të madh të Vrançit është i pari i këtij lloji me natyre monotematike, pararendës i veprimtarive të tilla shkencore edhe për kultivarët e hardhisë dhe llojet e verërave shqiptare; kjo në përputhje me strategjitë e zhvillimit të qendrueshëm e politikat e Kërkimit shkencor për bujqësinë dhe në zhvillimin e vreshtarisë e verëtarisë.
Simpoziumi do të jetë një mundësi më tepër për rritjen e bashkërendimit e nxitjen e prodhimit e përfitimit ekonomik, më të mirë midis institucioneve të veprimtarive për vreshtarinë e verëtarinë mbarë-shqiptare.