in

Stefan Miha – Kujdestari dhe Kronikani i Kishës 1500 vjeçare të Labovës së Kryqit!

Pa fjalën dhe kujdesin e Stefan Mihës, mësuesit veteran e historianit të fshatit, Kisha e Laboves së Kryqit, me moshë 1500 vjeçare e vleresuar nga më të vjetrat në gadishullin e Ballkanit, pavarësisht nga vlerat që mbart, nuk do të ishte sot kaq e njohur, e vizituar dhe e pelqyer nga turistet vendas e te huaj.

Në këtë histori Stefani ka kontributin e tij, si kujdestar dhe kronikan i saj. Për ato që tregon vizitoret mrekullohen kur mësojnë se Kisha daton rreth shekullit të V-të e.s, e ndërtuar për nder të Kostandin Labovitit, shpatar, i besuar i Perandorit Justinian dhe kryqi i shenjtë i saj i lidhur ngushtësisht me kryqin ku u kryqëzua Krishti.

Brenda këtij kryqi ndodhej një kuti druri e punuar hollë dhe e vendosur në zemër të tij. Dhe brenda kësaj kutie të vogël, konservohej një copë dru lisi (nga burimet del se ishte rreth 152 gramë) nga Kryqi, ku u kryqëzua Krishti.

Këto e informacione te tjera për Kishën dhe monumentet e historisë dhe kultures së krahinës, vizitoret i mesojne nga Vasil Miha që shprehet i kënaqur nga investimet e realizuara nga qeveria këto dy vitet e fundit per restaurimin e Kishës dhe infrastrukturën rrugore.

Ai thotë se tani është radha e Agjencive Turistike te “mbajnë këmbët”, të kthejne timonin e autobusëve edhe në drejtim të Labovës së Kryqit që ajo të njihet e vizitohet nga më shumë turistë vendas dhe të huaj.

What do you think?

Written by admin

“Gatimet e Gjysheve” në Çeljen e Sezonit Turistik në Dropull!

Dita e Druve dhe Vargjet në Ceremonialin e Dasmës!