in

Fillimet e Shërbimit Postar në Gjirokastër!

Mendohet se ka filluar me zyrë postare te administrates pushtuese otomane, fund i shek. te XIX dhe fillim shek. XX.

Më pas në Sarandë kanë funksionuar zyrat e dy shoqerive te lundrimit, austriake te Llojdit dhe asaj italiane te Pulias.

Ky sherbim mori ngritje edhe ne Gjirokaster me shpalljen e pavaresise ne Vlore, ne 28 Nentor 1912.

Qeveria e Perkohshme e Ismail Qemalit, duke vleresuar rendesine e komunikimeve, nisi nga puna dhe data 5 dhjetor 1912 shenohet si ngjarje e shenuar.

Ajo vuri detyre organizimin e sherbimeve Post-Telegrafonike, duke filluar me krijimin e administrates se pare postare.

Ky shërbim ne Gjirokaster që filloi më herët dhe pati rritje pas vitit 1912 u dëmtua gjate luftes se pare boterore.

Më 22 korrik 1924 u krijua dhe shoqëria “Lidhja e Post-Telegrafistëve të Shqiperise” e cila në kongresin saj të jashtëzakonshem më 27 korrik – 4 gusht 1924 aprovoi statutin dhe rregulloret përkatëse që synonin sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të PTT-së. Në të merrnin pjesë edhe punonjës të këtij shërbimi nga Gjirokastra.

Zyra e Postë Telegrafonike e Gjirokastrës ka qënë e lidhur me Tiranën që funksiononte panderprerje, 24 ore ne 24ore. Sherbimi postar kryente edhe sherbimin e urdher-pagesave dhe kolipostave.

Në vite, shërbimi nderkombetar kryhej nepermjet Korçes e Gjirokastres me Greqine, nepermjet Vlores me Italine dhe nepermjet Shkodres dhe Dibres me Jugosllavinë.

What do you think?

Written by admin

Shoqëria “Pif-Paf” e Rapsodit të Famshëm Neço Muka ku merrte Pjesë dhe Tefta Tashko, Nxënëse në Monpelje të Francës!

Italia i dha 0 Pikë Shqipërisë në Eurovizion – Reagon Ermal Meta!