in

Shkruajta e nxorra mallin…. Poezia në Kutinë Elektronike të Gjirokastra Online nga Sotir Kosta!

Shkruajta e nxorra mallin….

Më merr malli për Gjirokastrën
për qytetin dhe për malin,
u ula e mora penën,
të shkruaj e të nxjerr mallin.

Malli më merr për kalldrëmet,
për rrapin me hije shumë,
të gjithve na piku malli,
Gjirokastër na del në gjumë.

Gjirokastër kurorë ari
kalitur me zjarr e hekur.
Kala me gurë stërralli
ke qënë e do të jesh në shekuj.

Që kur linde,përmbi gurë
bashkë me ty dhe krenaria,
nuk u turpërove kurrë,
ballin feksur te stuhia..

Ti linde bashkë me shkëmbin,
mbi shkëmbij vallen e hodhe,
atje e bëje kuvëndin
nga shkëmbi trimat i nxore..

Eh,moj Gjirokastër e dashur
ne të kemi babë e nënë,
Gjirokastritët në çdo kohë,
të bashkuar kanë qenë.

Tungjatjeta Gjirokastër
o gurr i çmuar mademi,
jetojmë në të tjera qytete,
po rrënjët këtu i kemi..

Gjirokastra nuk humbet,
Gjirokastra ka magji,
që rrit burra kryelartë,
rrit heronj për Shqipëri..

Krenari e Gjirokastrës
që malit i hodhët rrënjë,
me heronj e me dëshmorë,
Gjirokastra granit në këmbë..

Çanë maleve nëpër gurë,
pa bukë e me rryp shtrënguar,
po s`u ligështuan kurrë,
Gjirokastër,të kanë nderruar..

Brezat që rriti Gjirokastra
i ka njohur historia,
ka shkëlqyer pushka dhe pena,
me ta mburret Shqipëria…

Gjirokastra është krenare
për bijtë e saj që rriti,
si mësuesi Koto Hoxhi,
trimat,Bajo dhe Çerçizi..

Këngën tënde Gjirokastër
këndojnë dhe gurët e zallit,
për trimin Muzo Asqeriu,
iso dhe ujët e malit..

Akademiku Eqrem Çabej,
njëri nga burrat e rallë,
me histori flakë prushi,
si flamur qëndron në ballë..

Qe njeri përparimtar,
me ato fjalët e pastra,
i mënçur dhe dijetar,
nuk të haron Gjirokastra..

Dhe shkrimtari Kadare,
është nga Gjirokastra tënë,
flori i buroftë pena,
lum ç`ka rritur ajo nënë..

Gjirokastër ngrehu në këmbë,
dridhe shaminë në valle,
Enverit ti këndosh këngë,
burrit të Historisë së madhe..

Unë të dua Gjirokastër ,
se je trime kapedane,
rroj me kujtimet e tua,
në behar e në tufane..

Atje lartë përmbi kala,
veriu na freskon ballin,
nuk e ndjen se ç`është vapa,
shkruajta e nxorra mallin…

(Sotir Kosta)

What do you think?

Written by admin

Mielli me cilësinë më të Ulët në Europë – Ja çfarë hamë çdo ditë!

Finalja e Madhe – Luftëtari një Hap drejt Historisë, nesër Vendimtarja me Partizanin!