Luftëtari sot u përball me Teutën duke kërkuar biletën për arenën europiane, ndërsa Teuta kishte vetëm një objektiv, mbijetesën, prandaj në këtë takim donte vetëm fitore.
Në formacionet e hedhura në fushë nga minuta e parë, Lika ka hedhur Shkurtaj dhe Abazaj, të cilët ishin në dyshim për aktivizimin e tyre, ndërsa nuk ia ka dalë edhe në këtë takim, kapiteni Beqiri. I vetmi ndryshim nga Begeja, është vendosja e Alhassan në vendin e Lajthias.
Sektori përkatës në FSHF ka vendosur që në Gjirokastër të gjykojë Kridens Meta, me ndihmës Ergin Dodën dhe Redvan Shabën.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0, por 45 minutat e para kanë folur për vendasit. Shkurtaj ka humbur dy raste flagrante përballë Moçkës, ndërsa Bregu është ndalur vetëm nga traversa. Në minutën e fundit Xhekson ka dhuruar një top për Hilën brenda zonës, por ky i fundit nuk ka arritur ta shfrytëzojë.
73′ Arbitri Meta kursen kartonin e kuq për Shkallën si mbrojtësi i fundit, teksa dy futbollistë të Luftëtarit shkonin drejt portës kundërshtare.
Ndeshja mbyllet barazim 0 me 0!