Sapo kemi pikasur një prirje të fundit moderne ku në vend të blerjes së unazave të shtrenjta për një lidhje në çift, të rinjtë po mbajnë diamante piercing të ngulitura në lëkurën e tyre.
Një shpues i pirsave (po e themi shqip) me bazë në Florida me emrin Billy DeBerry tha se ai i vendoste këto pírse të lëkurës në gishtin e tyre unazorë për rreth dhjetë vjet, por ato janë bërë shumë më popullore kohët e fundit.
“Ato janë të sigurta dhe trupi do t’i mbajë ato për vite”, tha ai.
Pasi të keni marrë ‘spirancën’, gjithashtu mund të ndryshoni teorikisht gurin lart, kështu që nëse një lidhje apo fejesë nuk funksionon, futni diçka tjetër.
Nuk është kaq e përhershme, në fund të fundit?!
Por disa janë kundra idesë së zëvendësimit të unazave me pírse:
– Jo nuk do e beja kurrë -tha një vajzë e cila shtoi se më mirë të ngelej beqare gjithë jetën !
– Për mua nuk do ishte kurrë një opsion – tha një tjetër. Ky nuk është Trend i Ri, nuk di çfarë emri t’i vë!
Ju si mendoni?!